Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Italianët i besuan votën, shqiptarja Manushi tregon prioritetet e saj si një kryebashkiake

09:32 / June 23, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
153601457 096df9e5 cc95 4f1e 990a 1d58b4d37a6e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shërbimet sociale, migracioni dhe turizmi janë prioritetet për të cilat kryebashkiakja e parë shqiptare në Itali, Sindi Manushi thotë se do të ju përkushtohet më shumë në punën e saj në krye të Pieve di Cadore.

Blendi Fevziu: Çfarë studimi ke marrë?

Sindi Manushi: Deri në klasë të tretë kam studiuar në Shqipëri, pastaj këtu kam mbaruar gjimnazin e përgjithshëm dhe më pas kam studiuar Juridik në Trento. U ktheva sepse nuk më pëlqejnë qytetet e mesme, nuk i kam të miat. Zgjodha të kthehem këtu në Pieve.

Blendi Fevziu: Si vendose të kandidoje për kryetare bashkie?

Sindi Manushi: Vendosa gradualisht sepse në filim nuk kisha fare idenë që të kandidoja vetë sepse e dija që ishte një zgjedhje që do të merrte shumë kohë në profesionin tim, unë jam avokate. Por ngjarjet rrodhën në mënyrë të tillë që vetë të tjerët më kërkuan. Kur po mblidheshin njerëzit të krijonin listën, fillimisht ishin shumë kandidatë të tjerë para meje, mirëpo ato nuk arritën të kishin konsensusin që të tjerët më dhanë mua dhe lindi natyrshëm le të themi.

Blendi Fevziu: Sa interesante ishte fushata juaj, sa e ke shijuar këtë fushatë?

Sindi Manushi: E kam shijuar shumë. Ka qenë dhe shumë e lodhshme me thënë të drejtën. Këtu qyteti është shumë i vogël, mirëpo njerëzit të duan aty, të jesh shumë i përpiktë, t’i takosh të gjitha ata që kanë dyqanet, që kanë bizneset, vullnetarët e kështu me radhë. Njerëzit duken të paktë, por për një muaj është e vështirë që t’i takosh të gjithë.

Blendi Fevziu: Cili është prioriteti i Pieve di Cadore? Me se merret më shumë qyteza. Ku është e përqendruar?

Sindi Manushi: Ka pasur një industri shumë të fortë deri në fillimet e viteve 2000 të syzeve. Këtu janë krijuar shumë marka syzesh, por në fillimet e viteve 2000 plasi një krizë shumë e madhe, kështu që fabrikat e syzeve u spostuan dhe këtu mbeti turizmi, kemi vende shumë të bukura.

Blendi Fevziu: Sa është popullata e bashkisë që ju drejtoni?

Sindi Manushi: 3,600-3,800 vetë. Italia është vend shumë i plakur në përgjithësi. Popullsia është shumë eplakur.

Blendi Fevziu: Cilat janë prioritetet që do të keni në punën tuaja?

Sindi Manushi: Janë të shumta, por janë shërbimet sociale pikë së pari. Janë pikërisht sepse popullsia është goxha e plakur sepse ka shumë nevojë që çdokush t’i rrijë afër. Kemi problemin dhe të migracionit. Plus që është edhe “potencimi” i turizimit që duhet medemos që të ecë përpara.

Sindi Manushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla poston foton e Shehajt në aeroport: Po ikën për pushime në Itali pasi u vetëshpall lider i protestës kundër resortit në Zvërnec

09:31 / June 6, 2026

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.