Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Italiani i droguar vjedh “Audi Q5” në Tiranë, pronari e la të ndezur

10:59 / August 30, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
it
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një italian u arrestua në Tiranë nga efektivët e Komisariatit Nr. 6 dhe Policisë Rrugore, pasi vodhi një makinë tip “Audi Q5”.

Vjedhja ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 19:00 në një rrugë dytësore, ku pronari i Audit sapo kishte dalë nga makina dhe e kishte lënë të ndezur.

Sipas informacioneve 35-vjeçari Angelo Esposito mori automjetin dhe u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ai ka përshkuar zonën e Astirit, ndërsa policia i është vënë në ndjekje.

Gjatë ndjekjes, italiani ka kryer manovra të rrezikshme dhe është përplasur me disa makina.Gjatë ndjekjes është lënduar edhe një punonjës policie, fatmirësisht pa plagë të rënda.

Italiani u arrestua nga policia, teksa nga verifikimet ka rezultuar se ai ishte nën efektin e drogës.

“Pas marrjes së njoftimit se në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, pranë një subjekti ishte vjedhur një automjet tip “Audi Q5”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last Escape”, si rezultat i të cilit u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit italian A. E., 35 vjeç, banues në Itali.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi A. E., rreth orës 19:00 të datës 29.08.2026, ka vjedhur automjetin tip “Audi Q5” në rrugën dytësore Durrës-Tiranë.

Ky shtetas gjatë tentativës për t’u larguar, pas ndjekjes policore, ka përplasur disa automjete të tjera dhe më pas ka goditur me automjet një punonjës Policie, i cili si pasojë ka marrë dëmtime të lehta në krah”, njoftoi sot policia.

Materialet i janë referuar Prokurorisë, për veprime të metejshme.

audi q5 droguar italiani Tirane vjedh
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, dyshohet për 5 të lënduar

21:11 / August 29, 2026

Sherr mes fqinjëve në Korçë, plagosen lehtë dy vëllezër/ Shkak, zhurmat e fëmijëve që luanin në lagje

21:07 / August 29, 2026

Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, policia arreston 67-vjeçarin në Burrel

10:24 / August 29, 2026

Rama mbledh drejtuesit politikë dhe deputetët e Tiranës, në fokus “Besa” dhe “Prania Besnike” në terren

08:38 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.