Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Italiani që sajoi vdekjen e tij në Pukë, do merret i pandehur nga prokuroria e këtij qyteti

14:46 / July 11, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pecorelli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Italiani që sajoi vdekjen e tij në Gjergjajn të Pukës, do merret i pandehur nga prokuroria e këtij qyteti. Tashmë hetuesit e dosjes penale, që tronditi opinionin publik në Shqipëri dhe Itali, kanë administruar në çështjen hetimore edhe letërporosinë e ardhur nga Italia. Pikërisht në këtë letërporosi, i jepet përgjigje pyetjeve të bëra nga prokurorët Shqiptarë.

“Ora” shkruan se mes materialeve të mbërritura nga Italia është dhe dëshmia e italianit, Davide Peçorellit, i cili tregon në disa momente dhe personat që kishte bashkëpunuar në Shqipëri, me qëllim krijimin e kushteve të një ngjarje kriminale, ku të sajohej vdekje ma zjarr e tij.

https://ads.gogel.al/www/delivery/afr.php?zoneid=250&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE Prokuroria e Pukës, tregohet e rezervuar për tregimin e emrave të shqiptarëve që kanë bashkëpunuar me Pecorellin, pasi pikërisht këta njerëz janë në verifikim tashmë.

Ndërsa një pjesë tjetër e dëshmisë së italianit merret me rezerva nga grupi i hetimit, duke pasur parasysh faktin se ai është treguar jo i sinqertë dhe trillues në rrëfimin e tij.

Ajo që mësohet deri në këtë fazë të hetimit është fakti se Pecorelli, në ditët në vijim, do merret i pandehur për akuzën e “Shkatërrimit të pronës me zjarr”, pasi ka djegur me benzinë makinën “Skoda” që kishte marrë me qira në afërsi të Rinasit në Tiranë.

Akuza të tjera që pritet të ngrihen ndaj tij, janë “Kallëzimi i Rremë” duke e shoqëruar me krijim të provave të rreme, “Kalim të paligjshëm të kufirit Shqiptar”, dhe “Ushtrim i veprimtarisë tregtare pa licencë”.

Deri në verifikimin e plotë të pozicionit të emrave të tjerë, policia dhe prokuroria e Pukës, ende nuk ka një vendimmarrje për përgjegjësinë penale të personave Shqiptarë, që janë përmendur në dëshminë e Davide Pecorellit.

Ky i fundit në muajin shtator 2021, u zbulua nga policia Italiane në një gomone që po mbytej. Pecorelli, u gjend në ishullin Elba në Toskana të Italisë.

Historia e zhdukjes së tij mbajti në ankth për 9 muaj me radhë, opinion publik në Shqipëri dhe Itali, për shkak të rrethanave makabre të zhdukjes së tij. Davide Pecorelli, ishte nisur nga Italia drejt Shqipërisë, më datë 3 janar 2021 nga aeroporti “Fiumicino” i Romës.

Ndërsa ka mbërritur në Shqipëri për të bërë biznes të produkteve kozmetike, ai është vendosur për një ditë në Vlorë dhe më pas është kthyer në Rinas.

Pikërisht në këtë zonë ka marrë me qira një automjet tip “Skoda”,duke udhëtuar në drejtim të Pukës. Në këtë qytet ka qëndruar në hotel dhe teksa është larguar, makina e tij është gjendur tërësisht e djegur në datën 6 janar 2021.

Që prej kësaj date, e deri në 18 shtator 2021, për 9 muaj me radhë policia dhe prokuroritë e dy shteteve Itali dhe Shqipëri, nuk kishin asnjë gjurmë të Pecorellit.

Dyshimi paraprake të hetuesve në atë kohë ishin se Pecorelli mund të ishte vrarë, kjo pasi në makinën e djegur u gjendën disa eshtra kockore, që pas kryerjes së analizave rezultuan se i përkisnin një qeni.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mazniku reagon për protestën: Ata që dogjën Piramidën nuk përfaqësojnë studentët

20:58 / October 14, 2026

Të armatosur dhe të maskuar si policë vodhën 3 mijë euro në banesën në Elbasan, shpallen në kërkim tre autorët

09:48 / October 14, 2026

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

09:45 / October 14, 2026

Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr

20:59 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.