Një 44-vjeçare nga fshati Roshnik në Berat ka rezultuar pozitive me koronavirus duke zgjeruar kështu dhe me këtë qark hartën e zonave të prekura nga virusi vdekjeprurës.
Burime për tirananews.al bëjnë të ditur se ajo jeton në Tiranë, por pas mbylljes së biznesit më 8 mars shkoi me bashkëshortin e djalin e vogël të familjes në fshatin Roshnik për të kaluar karantinën. Ndërkohë në Tiranë është djali i madh 24 vjeç.
Ajo pati simptoma ditën e shtunë si temperaturë, anoreksi e kollë. Pas bërjes së testit ajo rezultoi pozitive me COVID 19.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se ajo është aktualisht në izolim në shtëpi, në gjendje të përmirësuar. Ndërkohë që i shoqi dhe djali nuk kanë pasur deri tani simptoma.
