Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Iu gjet kanabis dhe 16 mijë paund në banesë, dënohen me 1 vit e 2 muaj burg dy shqiptarët në Britani 

13:18 / September 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5560
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

BRITANI- Dy shqiptarë në Britani janë dënuar me 14 muaj burg në total, pasi policia gjeti një sasi kanabisi dhe një shumë prej 16 mijë paund në banesën ku ata u kapën gjatë një operacioni në Frankland Place në Chapeltown. Bëhet me dije se të dënuarit janë Ardit Brahushi dhe Ricard Telo. 

Gjithashtu mësohet se një ekip policor kishte shkuar në banesën ku jetonte Brahushi, i cili kërkohej nga zyra e emigracionit. Aksioni u zhvillua në muajin mars ku policët kanë trokitur në derë dhe u është shfaqur Ricard Telo. Ky i fundit i ka kërkuar pak kohë policisë sa të vishej, ndërsa një tjetër person u përpoq të ikte nga prona, nga pjesa e pasme, por u ndalua.

Pas një kontrolli rutinë, policia gjeti në banesë 16,020 paund në një çantë shpine në dhomën e gjumit të Brahushit. Në gardërobën e dhomës së gjumit të Telos ishin fshehur 999 gramë kanabis në një qese. Telo kishte 130 paund cash me vete, ndërsa Brahushi 500 paund në portofol. Mes tyre kishin edhe disa celularë. Ekspertët thanë se kanabisi kishte një vlerë në treg deri në 6,000 paund me shumicë dhe 10,000 £ nëse shitej në rrugë.

Telo, 34-vjeç, pa adresë fikse, më vonë pranoi akuzën për tregtimin e kanabisit. Brahushi, 30-vjeç, banues në Goodman Street, Leeds, pranoi posedimin e pasurisë kriminale. Gjykatësi burgosi ​​Brahushin me tetë muaj dhe Telon me gjashtë muaj.

Arrestim Kanabis
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.