Një 22-vjeçar është vënë në pranga, pasi posedonte armë zjarri pa leje në banesën e tij.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një i ri posedonte armë zjarri pa leje, policia ushtroi kontrolle në banesën e shtetasit me inicialet R.L., ku gjetën një armë zjarri tip pistoletë dhe një krehër me tre fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Mësohet se i riu ishte dënuar edhe më herët për armëmbajtje pa leje.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
