Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Iu gjetën mbi 4 kg kanabis në banesë, arrestohet 34-vjeçari

08:53 / October 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia tirane 770x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 34-vjeçar me iniciale E.C. është arrestuar nga policia pasi në banesën e tij më Mamurras janë gjetur dhe sekuestruar 4.255 kg kanabis. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Sekuestrohen 4.255 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që posedonte lëndë narkotike në banesë, shërbimet e Policisë Kurbin kanë organizuar punën dhe në Mamurras, Kurbin, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit E. C.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4.255 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.  

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. C., 34 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia. m.v

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Karakaçi inspekton punimet në autostradën Tiranë-Durrës: Synojmë përfundimin para afatit

14:02 / August 17, 2026

Lamallari: Do të ngrihet njësi e re në Polici për krimet mjedisore

13:50 / August 17, 2026

Turizmi në Shqipëri vijon rritjen/ INSTAT: 20.6% më shumë vizitorë të huaj në qershor

13:44 / August 17, 2026

KFOR nis tërheqjen nga ura mbi Ibër, tensionet në veri mbeten të larta

13:24 / August 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.