Një organizatë kriminale e trafikut të qenieve njerëzore, e drejtuar nga një grua 40-vjeçare nga Uzbekistani, është çmontuar në Athinë. Në të njëjtën kohë janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim edhe tre anëtarë të tjerë të grupit, nga Shqipëria, Bullgaria dhe Uzbekistani. Ndaj tyre është ngritur një dosje për organizim kriminal, trafikim të qenieve njerëzore dhe shkelje të kodit të emigracionit.
Sipas informacioneve të Agjencisë Athino-Maqedonase të Lajmeve nga burime të ELAS-it, një grua e të njëjtit nacionalitet me 40-vjeçaren e arrestuar është pikasur nga kalimtarë të varur nga ballkoni i një pallati në qendër të Athinës. Një qytetar, i cili ka parë gruan dhe ka menduar se ishte një tentativë vetëvrasjeje, ka njoftuar policinë.
Siç rezultoi nga hetimet paraprake, organizata kriminale shfrytëzonte seksualisht gra të huaja nga Uzbekistani, të cilat ndodheshin në pozita të pambrojtura sociale dhe ekonomike, dhe i bindte të vinin në Greqi, duke u premtuar punë ligjore dhe shpërblime të mëdha monetare. Kur gratë mbërritën në Athinë, duke ushtruar dhunë të fortë fizike dhe psikologjike ose me pretekstin e shlyerjes së një borxhi, ato i dërgonin në shtëpi publike, të cilat shfrytëzoheshin nga të pandehurit, duke ua mbajtur të gjitha të ardhurat.
Bëhet e ditur se anëtarët e organizatës kriminale kanë dorëzuar pa dijeninë e grave, një aplikim elektronik për dhënien e lejes së qëndrimit, ndërsa iu kërkuan shlyerjen e një borxhi prej 1000 eurosh.
Sipas vlerësimit të ELAS-it, fitimi total i përfituar nga shfrytëzimi seksual i viktimës llogaritet të paktën 37 mijë euro. Në të njëjtën kohë, rezultoi se të paktën nëntë gra të tjera të huaja ishin të punësuara në shtëpi publike, të cilat shfrytëzoheshin nga të pandehurit.
Në kontrollet e policisë së kryera në dy shtëpi në Athinë, u gjetën dhe sekuestruan ndër të tjera: 2600 euro, një pasaportë, fotokopje të pasaportave dhe dokumente të grave të huaja, dokumente transferte parash, dokumente të përdorura si dokumente mbështetëse për lëshimin e lejeve të qëndrimit dhe një fletore me emrat e grave të ekstraduara dhe shuma parash.