Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Iu sekuestrua blindi, flet Koseni: E bleva me lekët e mia! Rikthimi? Rrogën e marr te fabrika e çimentos

20:58 / September 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
koseni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-drejtori i Policisë së Elbasanit Edmond Koseni u rikthye dje në qendër të vëmendjes, pasi policia i sekuestroi makinën e blinduar, që ka në pronësi. Sipas burimeve nga policia e Elbasanit, Koseni u shoqërua dhe më pas u la i lirë.

Por cila është arsyeja e sekuestrimit të makinës dhe e vërteta sipas ish-drejtorit?

Edmond Koseni sqaron se makinën e blinduar e ka të rregullt dhe e ka blerë me lekët e tij.

Ai tha se nuk u shoqërua nga policia dhe se e dërgoi vetë makinën në drejtorinë e policisë dhe kjo sipas tij është procedurë normale nga blutë e Elbasanit për këtë kategori makinash.

“Makinën e kam blerë me lekët e mia, e kam të rregullt. Duke qenë se është e blinduar policia bëri procedurën për verifikim. Nuk jam shoqëruar, makinën e dërgova vetë. Ajo që bëri policia është procedurë si për të tjerët për këtë kategori makinash” tha ai për Abcnews.al.

Në vitin 2016 gjykata vendosi rikthimin e tij në detyrë me të njëjtën gradë, ndërsa e dëmshpërbleu për shkarkimin me pagat e 11 viteve që e la pa punë.

Por edhe pse kanë kaluar 4 vite, Koseni thotë se ai vendim nuk është zbatuar dhe se punon te fabrika e çimentos. “Nuk dua të flas shumë se jam i lodhur. Akoma nuk më kanë ofruar rikthimin. Unë rrogën e marr te fabrika e çimentos” tha ai.

Edmond Koseni njihet si njeriu që arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin emra të famshëm të botës së krimit, në Shqipërinë e 18 viteve më parë. Por më pas ai u pezullua nga detyra, i akuzuar për ushtrim të “torturës me pasoja të rënda” me akuzën se rrihte personat që ndaloheshin në momentin e shoqërimit në Komisariat.

Gjykata në 2016 kërkoi rikthimin e tij në detyrë në të njëjtën gradë që ishte, por vendimi nuk është zbatuar ende.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Borizanë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal!

18:40 / August 27, 2026

E-mail-et kërcënuese për bombë, gjurmët e hetimit çojnë në Argjentinë dhe Brazil! Autoritetet shqiptare pritet t’u drejtohen me letërporosi

18:01 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.