Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Iu vranë dy miqtë e tij në Elbasan, kush është Florenc Çekrezi, “fatlumi” që shpëtoi duke ikur me vrap

17:50 / October 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pamje nga vrasja ne Elbasan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vrasja e Ardjan Çollakut dhe Lulzim Bitrit në Elbasan është filmuar e gjitha nga kamerat e sigurisë së karburantit por edhe e bizneseve që operojnë në zonë. Pamjet janë kthyer në provat më të vyera në duart e hetuesëve. Gazetari Elton Qyno ka bërë me dije se autorët ishin tre persona, e po aq ishin edhe nga pala tjetër. Pra dikush u ka shpëtuar breshërisë së plumbave.

“Fatlumi” është Florenc Çekrezi, i cili ka qenë së bashku me dy viktimat kur ndaj tyre u hap zjarr nga një makinë tip “Volvo”. Mësohet se ai u ka shpëtuar plumbave duke u larguar me vrap, ndërsa miqtë e tij kanë mbetur të vrarë, ndërsa sapo kishin dalë nga lokali, ku edhe kishin konsumuar një kafe.

Ky i fundit ka dhënë detaje mbi atë çfarë ka ndodhur, sipas tij, të tre personat kanë qenë në ambjentet e një lokali aty pranë duke treguar gjithë çfarë ka parë të ndodhë para syve të tij. Hetimet janë të fokusuara tërësisht tek e shkuara e viktimave, pasi Ardjan Çollaku (Subashi) por ehde Lulzim Bitri ishin emra të njohur për Policinë. Çollaku ka qenë nën hetim për vrasjene ndodhur në muajin maj të Everest Çakës, e nga ai muaj deri në shtator është pyetur plot 5 herë në lidhje me atentarin. Por edhe Bitri, është vëllai i Eljo Bitri, i cili aktualisht ndodhet në “arrest shtëpie”, që është marrë disa herë në pyetje nga policia për ngjarjen e shkurtit 2018, ku u godit familja Çapja e tre persona mbetën të vrarë.

Po ashtu, dy viktimat konsiderohen si grupi i Dubait, por mesa duket mbi “shpinën” e tyre ka rënduar edhe një akuzë që daton nga viti 1995, por sërish masakra e Bradasheshit ka më shumë gjasa të jetë ngjarja që u ka kushtuar edhe jetën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 8 tetor miratohet harta e re territoriale/ Votat në favor të mazhorancës, PD kundër

17:48 / September 19, 2026

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

17:30 / September 19, 2026

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026

Krim në familje, burri vret gruan me thikë në Tiranë/ Autori në kërkim

12:27 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.