Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Izet Haxhija merr lajmin e hidhur në qeli, nuk merr dot leje për të qenë në varrimin e saj

19:22 / December 20, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Izet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Izet Haxhija ka marrë një lajm të dhimbshëm dje teksa ndodhet prej disa muajsh në qeli.

Nëna e tij 87 vjeçare Ruke Haxhiaj ndërroi jetë, ndërsa i biri nuk mundi ti shkonte për varrim pasi nuk kishte leje nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Avokati i Haxhisë, Idajet Beqiri shprehet se shkak për mos dhënien e lejes është bërë një ngërç me institucionet e reja të ngritura, siç është së fundit SPAK, dhe ndarjes së kompetencave të gjykatave.

Ai thotë se lejen e jep prokurori i çështjes, i cili ka qenë Besnik Muçi, kandidati për Kushtetuese i shkarkuar nga vettingu.

Duke qenë se Muçi u shkarua, avokati thotë se i është drejtuar SPAK, por drejtuesi i sapozgjedhur i këtij institucioni, Arben Kraja i ka kthyer përgjigje duke thënë se nuk është kompetencë e SPAK për të dhënë lejen e të burgosurit, e po të njëjtën përgjigje dha edhe Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Katrahura në institucionet e drejtësisë nuk lejoi Izet Haxhiaj të merrte pjesë në varrimin e nënës së tij. Sot, në orët e para të mëngjesit ndërroi jetë nëna e Izet Haxhisë, ish badigardit kryesor të ish Presidentit të Republikës, Sali Berisha. Ceremonia mortore ishte caktuar në orën 15.00 të ditës së sotme, në fshatin Babinjë të Tropojës”, shkruan Beqiri.

Haxhia ndodhet prej rreth një vit në qeli për shkak se u ekstradua nga Turqia si person i dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit.

Postimi i plotë i Beqirit

Katrahura në institucionet e drejtësisë nuk lejoi Izet Haxhiaj të merrte pjesë në varrimin e nënës së tij. Sot, në orët e para të mëngjesit ndërroi jetë nëna e Izet Haxhisë, ish badigardit kryesor të ish Presidentit të Republikës, Sali Berisha. Ceremonia mortore ishte caktuar në orën 15.00 të ditës së sotme, në fshatin Babinjë të Tropojës.

Për hir të së vërtetës, autoritetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve si dhe strukturat e policisë së shtetit dhe ato të burgjeve, në një kohë rekord i morën të gjitha masat për të bërë shoqërimin e të paraburgosurit Izet Haxhiaj për në Tropojë, me qëllim që t’i hidhte një grusht dhe nënës së tij, njeriut më të dashur të jetës.

Mirëpo të drejtën e lejes në këto raste e ka Prokurori. Prokuror i kësaj çështje ishte Besnik Muçi. Meqënëse atë e rrëzoi vettingu, kjo çështje ka mbetur pa prokuror. Avokati i Izet Haxhisë dhe Institucioni i IEVP “Mine Peza” në Tiranë, ju drejtuan SPAK dhe Gjykatës Speciale të Krimeve të Rënda, pasi çështja e Izet Haxhisë u dërgua në këtë Gjykatë për kompetencë. Drejtuesi i SPAK ktheu përgjigjen negative, duke theksuar se nuk është organi kompetent për të dhënë lejen përkatëse, sikurse edhe Gjykata bëri të njëjtën gjë.

Ky është një rast i paprecedent, anti human dhe kundër standardeve të arritura deri më sot, kur dy institucione të rëndësishme të drejtësisë i pasojnë njëra-tjetrës një akt formal, pasi përgjegjësinë vendimtare për shoqërimin pa probleme të të paraburgosurit në këto raste e kanë administrata dhe autoritetet policore të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilat për hir të së vërtetës e përgatitën gjithçka në nivelin më të lartë”, shkruan avokat Idajet Beqiri.

Izet Haxhia 2

Izet Haxhija tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta/ 4 të arrestuar dhe 7 nën hetim, vendoset gjoba e parë 500 mijë lekë të reja

13:19 / November 8, 2026

Evazion fiskal në vlerën e 1 milion eurove, Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin

10:32 / November 8, 2026

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Atentati në Athinë/ Viktima nga Saranda ishte person në kërkim, në pranga dy persona (EMRAT)

12:11 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.