Është izoluar vatra e zjarrit që ka rënë pranë kishës së Shën Antonit në Laç, por ka ende një vatër aktive e cila po mbahet në monitorim nga Forcat e Armatosura.
Deri më tani ende nuk është përcaktuar sipërfaqja e djegur nga zjarri, i cili falë ndërhyrjes nga ajri nuk preku objektin e kultit. Vatra aktive është në afërsi të fshatit Delbnisht, ku ndërhyrja nga toka është e pa mundur për shkak të terrenit, prandaj pritet ndërhyrja nga ajri.
Në pjesën tjetër të teritorit të qarkut, situata paraqitet e qetë. Fatmirësisht nuk ka humbje jetë, ndërsa policia ka mundur të arrestojë një prej autorëve të zjarrëvënies, një 41-vjeçar.
