Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Izraeli dënon filmin e ‘Netflix’ që shfaq vrasjen e familjes palestineze në luftën e vitit 1948

21:32 / December 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
farha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Farha, filmi debutues i regjizores joredaneze, përshkruan masakrat hebreje ndaj palestinezëve në konfliktin e ‘Nakba’, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

Filmi i rrjetit Netflix përshkruan mes të tjerash vrasjen e një familjeje palestineze gjatë luftës së vitit 1948 në kohën e krijimit të Izraelit, por është dënuar nga zyrtarët hebrej që thonë se “krijon një narrativë të rreme”.

‘Farha’, filmi i parë i regjizores jordaneze Darin Salam, është shfaqur në disa festivale filmash në botë që prej publikimit vitin që shkoi, dhe përfaqësueson Jordaninë për Oscar-et e vitit 2023. Sot ai nisi transmetimin për audiencën globale të shërbimit online Netflix.

Filmi përqendrohet në eksperiencën e një vajze 14 vjeçare (titullarja), e mbyllur në magazinën e shtëpisë nga i ati, gjatë luftës së ‘Nakba’, siç quajnë arabët spastrimin etnik dhe zhvendosjen e rreth 700,000 Palestinezëve. Kur ushtarët e Izraelit të sapokrijuar erdhën në fshat, Farha dëshmon vrasjen e një familjeje të tërë, duke përfshirë dy fëmijë të vegjël, duke shikuar nga një e çarë e derës. Në reklamat dhe trajlerin e filmit thuhet se është i frymëzuar nga ngjarje të vërteta.

“Është e çmendur që Netflix nxjerr në rrjet një film që krijon pretendime të rreme dhe nxit urrejtje ndaj ushtarëve izraelitë,” tha në një deklaratë ministri izraelit i financave Avigdor Lieberman, duke shtuar se do të kërkojë heqjen e fondeve për kinemanë kryesore të Al Saraya, në qytetin me shumicë arabe të Jaffa, ku filmi është shfaqur.

Ministri izraelit i kulturës Hili Tropper, tha se Farha përshkruante “gënjeshtra e njollosje”, prandaj nuk duhet shfaqur në kinematë izraelite.

Portretizimi i vrasjeve të kryera nga forcat hebreje në luftën e vitit 1948, të trilluara ose jo, është subjekt shumë i ndjeshëm në Izrael. Edhe një dokumentar i publikuar sivjet tregon masakrën e palestinezëve në Tantura, fshati palestinez i shkatërruar në atë që tashmë është veriu veriu i Izraelit, por eshte dënuar nga autoritetet hebreje.

Salam ka thënë se krijoi filmin pasi megjithëse shumë filma tregojnë histori të Palestinës, shumë pak fokusohen në rrënjën e problemit të konfliktit dhe pushtimit, teksa shton se ‘Farha’, është historia e vërtetë e një shoqeje të nënës së Salam, me të cilën ishte njohur në kur ishin të reja në Siri. Salam shton se nuk kërkon të bëjë paralelizma me historinë e Anne Frank në kohën e nazizmit, por shikon ngjashmëri në eksperiencat traumatike te dy vajzave të reja.

farha izraeli Netflix
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.