Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Izraeli e zvogëlon numrin e ushtarëve në jug të Gazës

14:24 / April 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1712489644xnnnpng 850
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk është e qartë nëse kjo tërheqje do të ndikojë në kërcënimet e vazhdueshme të Izraelit për ta pushtuar qytetin Rafah në jug të enklavës palestineze.

IZRAEL- Ushtria izraelite i ka tërhequr të gjitha trupat tokësore nga jugu i Rripit të Gazës, përveç një brigade, njoftoi të dielën një zëdhënës i ushtrisë.

Ushtria izraelite nuk ka hollësi të tjera rreth kësaj çështje.

Nuk është e qartë nëse kjo tërheqje do të ndikojë në kërcënimet e vazhdueshme të Izraelit për ta pushtuar qytetin Rafah në jug të enklavës palestineze.Një brigadë izraelite zakonisht përbëhet nga disa mijëra trupa.

Zyrtarët izraelitë thonë se synojnë ta pushtojnë Rafahun me qëllim për ta shkatërruar Hamasin – grupin e shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Tërheqja e ushtarëve vjen teksa Egjipti po përgatitet për të qenë nikoqir i një rundi të ri bisedimesh për një marrëveshje për armëpushim dhe lirim të pengjeve.Lufta e Izraelit në Gazë, e cila nisi para gjashtë muajve kur Hamasi e sulmoi Izraelin më 7 tetor, ka qenë e përqendruar në jug të enklavës palestineze në muajt e fundit.

Rafah është vendi i fundit ku mbi 1 milion palestinezë kanë ikur për të kërkuar strehim nga bombardimet e pareshtura izraelite në Gazë.

Më shumë se 1.200 njerëz u vranë dhe rreth 250 të tjerë u rrëmbyen gjatë sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor, sipas zyrtarëve izraelitë.Izraeli u hakmor duke kryer sulme ajrore dhe tokësore që për pasojë kanë pasur vrasjen e më shumë se 33.000 palestinezëve, sipas autoriteteve lokale në Rripin e Gazës.

Luftimet kanë detyruar mbi 80 për qind të popullsisë së Gazës të zhvendoset dhe qindra mijëra janë buzë urisë, kanë thënë Kombet e Bashkuara dhe agjencitë ndërkombëtare të ndihmës./REL

gaza izrael
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Projektbuxheti 2027/ Ndryshon bonusi i bebeve, dyfishohen pagesat për pensionistët dhe fëmijët me aftësi të kufizuara

12:37 / October 8, 2026

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

12:05 / October 8, 2026

Greta Gjoci me foshnjën 4-muajshe nuk do të rikthehet në burg/ Gjykata e Posaçme pranon shtyrjen e ekzekutimit të dënimit

11:16 / October 8, 2026

Detajet nga mbledhja e grupit të PS, Rama: Kush nuk voton reformën territoriale le të ikë

11:14 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.