Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Izraeli evakuon fshehurazi 167 afganë përmes Shqipërisë

16:01 / October 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Afgane 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Izraeli ka evakuar fshehurazi refugjatë afganë përmes Shqipërisë. Gjithsej 167 afganë, mes tyre gjyqtarë, gazetarë, oficerë, shkencëtarë, janë evakuar deri më tani në Izrael nga Shqipëria.

Ata mbërritën në Shqipëri pasi u larguan nga Afganistani, kur talëbanët pushtuan Kabulin, me tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Grupi i ndihmës humanitare IsrAID koordinoi evakuimin e 125 afganëve përmes Shqipërisë muajin e parë. Gjatë muajit shtator IsrAID mori pjesë në evakuimin e 42 grave dhe vajzave afgane në Emiratet e Bashkuara Arabe. Refugjatët pritet që të zhvendosen në Kanada, Francë dhe Zvicër, bëri me dije IsraAID.

Drejtori i Përgjithshëm  IsrAID , Yotam Politze deklaroi se edhe pse ka qenë një proces i gjatë e i vështirë, po ndërtohen baza dhe tashmë qëllimi është që refugjatëve t’u sigurohet gjithçka që u duhet për të ndërtuar jetën e tyre.

Shqipëria ishte mes vendeve të para që hapi dyert për afganët. Deri më tani në vendin tonë janë strehuar 644 afganë. ‘Qytet Studenti’ ishte vendi i parë ku u akomoduan fillimisht afganët, i cili shërbeu vetëm si një vend tranzit, deri sa të përfundonin procedurat e regjistrimit. Më pas afganët janë strehuar në strukturat hoteliere. Durrësi, Lezha dhe Berati janë tre qytetet që kanë hapur dyert për akomodimin e afganëve, sepse mundësia për strehimin e tyre në kampe është përjashtuar kategorikisht nga kryeministri Edi Rama, duke e quajtur atë një mënurë çnjerëzore. Ato do të qëndrojnë për 1 vit, deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nëse dikush prej tyre do të qëndrojnë përgjithmonë, është i lirë për ta bërë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

NATO mirëpret marrëveshjen për Groenlandën, Trump: SHBA do të ketë kontroll të përhershëm të sigurisë

14:19 / September 20, 2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

13:59 / September 20, 2026

Punësohej nëpër biznese, merrte xhiron ditore dhe largohej, arrestohet 39-vjeçarja! Akuzohet për disa raste vjedhjesh

13:39 / September 20, 2026

SHBA godet një tjetër anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, 4 persona të vrarë

13:21 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.