Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Izraeli goditi qendrën bërthamore të Natanzit, ja pse është kaq e rëndësishme

17:43 / June 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1749829027 qendraberthamorenatanz
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Izraeli sulmoi Iranin dhe goditi objektet bërthamore dhe ushtarake, një prej tyre Natanz. Sulmet kanë shënjestruar infrastrukturën kritike të objektit, e cila ka funksionuar për vite me radhë për të arritur aftësinë e armëve bërthamore dhe strehon infrastrukturën e nevojshme për pasurimin e uraniumit në nivele ushtarake. Zona nëntokësore e cila përmban salla shumëkatëshe për pasurim uraniumi me centrifuga, dhoma elektrike dhe infrastrukturë mbështetëse, është dëmtuar pas sulmeve.

Pse Izraeli synon pikërisht këtë qendër?

Natanz është objekti kryesor për pasurimin në shkallë të gjerë të uraniumit, një proces që prodhon material që mund të përdoret si për qëllime civile, ashtu edhe për ato ushtarake. Irani mohon të jetë në kërkim të armëve bërthamore dhe nuk njihet se ka prodhuar uranium të pasuruar në nivel ushtarak, por Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) ka vlerësuar kohët e fundit se Teherani mund të prodhojë armë bërthamore nëse e rafinon më tej uraniumin që zotëron.

Natanz ka dhjetëra mijëra centrifuga dhe është një nga qendrat kryesore që kontribuon ndjeshëm në shtimin e rezervave iraniane të uraniumit të pasuruar në nivele të larta. Objekti i Natanzit ka qenë ndër vite në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

I përfshirë në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 që kufizonte aktivitetet që Irani lejohej të zhvillonte në Natanz, por që nga tërheqja e SHBA-ve nga marrëveshja në vitin 2018, gjatë presidencës së Donald Trump, aktiviteti në këtë objekt është rritur ndjeshëm.

Izraeli besohet të ketë ndërmarrë disa operacione sabotimi ndaj Natanz gjatë viteve të fundit. Kjo qendër u godit nga një sulm kibernetik madhor në vitin 2010, si dhe pësoi dëmtime nga eksplozivë të fshehur në një tavolinë në vitin 2020. Një vit më pas, Natanz pësoi dëme të tjera të konsiderueshme në një sulm misterioz, për të cilin Irani akuzoi sërish Izraelin.

iran izraeli Natanz uranium war
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U përfol për lidhje me princin 82-vjeçar, aktorja e njohur shuan kureshtjen: Mes nesh ka vetëm miqësi

21:18 / October 23, 2026

Turizmi ngadalëson ritmin/ Në shtator hynë 1.28 milionë të huaj, vetëm 2.1% më shumë se një vit më parë

20:38 / October 23, 2026

SHBA gjobit Air France dhe KLM për fluturime në hapësirën ajrore të ndaluar të Irakut

20:19 / October 23, 2026

Dhuna e shkatërrimi në protestë/ Nga 310 arrestime vetëm 11 në burg e 11 arrest shtëpie, “të gjithë” detyrim paraqitje

19:35 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.