Vaji i kokosit ka vlera të shumta për shëndetin e njeriut si në kurimin e mjaft sëmundjeve, por veçanërisht për kujdesin e lëkurës. Tashmë nga mjekësia moderne ajo konsiderohet si “vaji që bën mrekullitë”.
Ja 6 mënyra për të përdorur vajin e kokosit
1. Mund ta përdordni për të bërë pastë dhëmbësh
Duket e çuditshme, por mund t’a përdorni këtë vaj si pastë dhëmbësh, duke luftuar kavitetet dhe prishjen e dhëmbëve.
Studimet kanë treguar se vaji i kokosit është një antibakterial dhe antibiotik natyral, i cili përmison të gjithë shëndetin e gojës.
Receta e pastës së dhëmbëve:
- Përzjerë gjysmë filxhani sodë buke me gjysmë filxhan vaj kokosi;
- Shtoni 30-40 pika vaj mente, për atë aromën e freskët;
- Duke qenë se vaji i kokosit është i ngurtë, mbase do t’ju duhet ta shkrini në mikrovalë për pak sekonda;
- Nëse e mbani në një kavanoz që nuk hyn ajri, mund të ruhet deri në 6 muaj.
2. Ushqeni miqtë me 4 këmbë!
Meqënëse e dimë të gjithë se qenin nuk e llastoni dot me çokollatë, vaji i kokosit lejohet! Vaji i kokosit në fakt është një produkt mrekulli për qentë dhe macet, duke i ndihmuar ato me problemet me lëkurën, ia mban qimet me shkëlqim dhe me aromë të mirë si dhe largon aromën e keqe të gojës.
3. Jep energji!
Mund ti shtoni lëngjeve te frutave ose smoothiet tuaj një lugë caji vaj kokosi, jo vetëm për shije por dhe për t’ju dhënë energji.
4. Përdoreni si trajtim për skalpin dhe flokët!
Vaji i kokosit është fantastik për flokët.
Aplikojeni në flokë të thatë dhe do t’i transformojë fijet tuaja, duke trajtuar majat e flokëve dhe ushqyer thellë flokun, pa harruar aromën e mire dhe të ëmbël. Fërkoni një sasi të vogël me duar dhe aplikojeni tek flokët.
Mos e vini vetëm tek pëllëmbët tuaja, por lyejini të gjithë duart mirë më parë që mos ti ngarkoni flokët me shumë vaj.
5. Mund të përdoret si krem!
Vajin e kokosit mund ta përdorni vajn e kokosit për lëkurë dhe buzë të plasaritura si dhe të hidratoni pjesë të thata si këmbët, duart dhe bërryla. Mund edhe ta përdorni si pas rroje për lëkurë të mëndafshtë dhe të butë.
6. Përdoreni për të hequr makiazhin e syve!
Thjesht hidhni pak vaj kokosi në një pambuk, dhe fshini me kujdes zonën. Sigurohuni që ta shpëlani më pas pasi është pak e yndyrshme.
Teksa hiqni makiazhin në të njëjtën kohë ushqeni dhe lëkurën delikate të syve. Mos harroni që heq dhe makiazhin rezistent ndaj ujit.