Ndjekia e një rutine në ushqyerje mund të jetë fitimprurëse për një shëndet të mirë thonë shkencëtarët.
Sipas tyre, larmia e madhe e produkteve ushqimore që gjenden në treg mund të nxisë njerëzit drejt mbipeshës. Ata mund të bëjnë edhe zgjedhjeve të gabuara.
Jo më kot, gjyshet tona kujtojnë me nostalgji kohët kur zgjedhjet ushqimore ishin më të pakëta , por shëndeti ishte më i mirë.
Ky pretendim mbështetet edhe nga shkencëtarët. Sipas tyre njerëzit që ushqehen me produkte të larmishme janë të prirur të konsumojnë më shumë kalori. Ndersa ngrënia e të njëjtit ushqim çdo ditë shkakton një mërzi të madhe sa i bën njerëzit të konsumojnë më pak ushqim.
Megjithatë, shkencëtarët janë ende të paqartë mbi pasojat e monotonisë në ushqyerje. Por ekspertët shprehen se sekreti i rënies në peshë është ekuilibri.
Zbatimi i konceptit të monotonisë në ushqyerje dhe ndërthurja me rëndësinë e larmisë në ushqyerjen e shëndetshme janë thelbësore për një peshë të mirë trupore.