Prokuroria e Posaçme ka lëshuar ditën e sotme urdhërarrestin për ish-ministrin Arben Ahmetaj.
Ish-ministri tashmë është zyrtarisht i kërkuar i drejtësisë, teksa ndodhet në arrati në Britani. Gjykata po ashtu ka vendosur mësën e sigurisë “Arrest me burg” për të, në mungesë.
Ahmetaj është larguar nga Shqipëria ditën kur SPAK i dërgoi letrën Kuvendit të Shqipërisë për të marrë lejen për arrestim dhe avokatët e tij thonë se ish zv.kryeministri ndodhet në Angli.
Në rast se Ahmetaj nuk kthehet vetë për t’u përballur me drejtësinë, policia do të kërkojë ndihmën e Interpolit për arrestimin dhe më pas nis një procedurë e gjatë e kërkesës dhe gjyqit për ekstradim, të cilat evitohen vetëm nëse Ahmetaj kthehet vetë me dëshirë.
