Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ja për sa sekonda armët bërthamore ruse mund ta godasin Tiranën dhe Prishtinën

22:29 / July 5, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arme bethamore 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk ka dyshime se frika më e madhe me të cilën kontinenti evropian përballet muajt e fundit, është ajo e shpërthimit të një lufte të tretë botërore, pas agresionit rus në Ukrainë. Fakti se Moska ka vendosur në gjendje gatishmërie armët bërthamore pas mësymjes në territorin ukrainas, ka bërë njerëz të shumtë të mendojnë për pasojat që mund të ketë situata nëse ajo agravohet.

Nuk ka dyshime se shpërthimi i një lufte të radhës bërthamore, do të kishte efekt shkatërrues për të gjithë Evropën. Më kuriozët ndërkaq, kanë filluar të bëjnë llogaritë me çfarë mund të ndodhë dhe skenarët, janë të frikshëm, edhe për Ballkanin.

Armët bërthamore ruse ruhen në një rajon të Siberisë, rreth 3 mijë kilometra në lindje të Moskës. Por, nëse lufta e vërtetë shpërthen, atëherë ato me gjasë do të lëshoheshin nga rajoni i Kaliningradit, zonë e cila është edhe më e afërta me shtetet evropiane.

Fizikanë të shumtë, kanë bërë përllogaritje të ndryshme, bazuar në shpejtësinë e raketave bërthamore dhe trajektoret e tyre balistike, për të parë se sa do t’i duhej Rusisë në kuptimin kohor, për të goditur çdo kryeqytet evropian. Është e kuptueshme se gjithçka mbetet në skenarin e hipotezës dhe duhet marrë me rezerva.

Në Tiranë, për të ardhur një raketë bërthamore nga Kaliningradi, do të duheshin 213 sekonda. Ndryshe, 3.55 minuta. Edhe më pak do të duhej që raketat të godisnin Prishtinën: 195 sekonda, ose ndryshe 3.25 minuta.

Kryeqyteti i parë që do të mund të goditej, do të ishte Varshava, në vetëm 40 sekonda. Vendet baltike do të ishin po ashtu ndër më të rrezikuarat, ku Vilniusi në Lituani do të goditej në 44 sekonda, Riga në Letoni në 48 sekonda dhe Talini i Estonisë në 84 sekonda. Vendet më të zhvilluara, po ashtu do të mund të goditeshin brenda minutash.

Fjala bie, në Berlin, raketa do ta kishte rrugëtimin prej 106 sekondash, në Paris në 219 sekonda, teksa në Romë, në 219 sekonda. Londra ndërkaq, do të arrihej brenda 202 sekondash nga një raketë bërthamore ruse.

Disi “më me fat” do të ishin Madridi, i cili gjendet 367 sekonda larg apo Reykjaviku në Islandë, i cili ndodhet 367 sekonda larg në rrezen e raketave.

Teksa, kryeqyteti evropian më larg sulmit të mundshëm, është Lisbona e Portugalisë. 405 sekonda për të qenë më të saktë, ose ndryshe, 6.75 minuta.

Gjithsesi, deri tani të paktën, nuk ka shenja se lufta bërthamore do të jetë e pranishme në kontinent. Për sa kohë situata do të jetë e tillë megjithatë, nuk dihet.

arme berthamore Prishtine Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.