Sapo ngrihemi në mëngjes, mund të shmangim vaktin e mëngjesit por kafen jo, pasi është zgjimi i vërtetë pavarësisht sa herët mund të jesh ngritur nga shtrati.
Megjithatë, të gjithë ata që nuk pinë kafen e tyre rregullisht e dinë se pësojnë disa efekte të pakëndshme anësore gjatë ditës siç është dhimbja e kokës.
Studimet shkencore tregojnë se ka një lidhje mes natyrës së varësisë së shkakton kafja dhe dhimbjes së kokës në momentin kur organizmi nuk merr “dozën” ditore të saj, siç është mësuar rregullisht.
Në momentin kur ju nisni të konsumoni kafen rregullisht, lehtësisht ju bëheni të varur prej saj dhe nëse një ditë për arsye të ndryshme nuk arrini ta pini në kohë siç e konsumoni rregullisht sigurisht do ndiheni sikur nuk po funksiononi rregullisht.
Por çfarë ndodh vërtetë kur ne konsumojmë kafe rregullisht?
Kafeina përcillet direkt receptorët e trurit duke vepruar kundër një neurotransmetuesi i quajtur adenozinë.
Kjo lloj lënde, pra adenozina ndikon që përgjithësisht ju të jeni të qetë.
Si rezultat, kur kafeina shkon në receptorët e trurit, ky i fundit nis të veprojë duke prodhuar edhe më shumë lëndën e adenozinës ndërsa lufton efektet stimuluese të kafeinës.
Pra, nëse për ndonjë arsye filloni të zvogëloni sasinë e kafeinës që normalisht merrni përditë trupi juaj do të prodhojë më shumë adenozinë, e për rrjedhojë ju do të ndiheni më të përgjumur dhe do të keni dhimbje koke.