Jeni tip që ankoheni shpesh? Atëherë ka ardhur koha të ndaloni së ankuari. E vërteta është se askush nuk dëshiron t’ju dëgjojë duke u ankuar dhe, përveç kësaj, ankimi është i dëmshëm për shëndetin tuaj sipas studimeve më të fundit.
Studimet e kryera nga Universiteti i Stanfordit tregojnë se shpenzimi i vetëm gjysmë ore në ditë duke u ankuar e dëmton fizikisht trurin e njeriut.
Pavarësisht se a jeni ju duke u ankuar apo duke e dëgjuar dikë të ankohet, ekspozimi në negativitet i dëmton neuronet në hippokampus – pjesën e trurit që përdoret për zgjidhjen e problemeve dhe funksionin kognitiv.
Studiuesit kanë treguar edhe një fakt tjetër interesant, se 95% e konsumatorëve që kanë probleme me një produkt nuk ankohen te kompania, por ankesat ua përçojnë 8 deri 16 njerëzve të tjerë.
Ata kanë treguar se mënyra se si njerëzit ankohen nuk është aspak produktive sepse kjo formë e ankimit që e bëjnë shumica e njerëzve nuk i zgjidhë problemet aktuale, por i rëndon ato.
Nëse veç jeni të rrethuar nga njerëz që ankohen, atëherë jeni shumë të prirë që edhe ju të bëheni i tillë.
