Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ja pse çmimi i ri i energjisë elektrike ende nuk është përcaktuar

09:19 / October 29, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Energjia kursim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pavarësisht se deklarata e kryeministrit Rama në Bulqizë për çmimin e ri të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe njoftimi zyrtari i ERE-s të bëjnë pak konfuz, një gjë duket e sigurt: vendosja e çmimit të ri gjatë nëntorit për kosumin mbi 800 kilovatë ende nuk ka marrë formë.

Se sa do të jetë rritja e çmimit dhe a do të jetë kjo ngjarje e sigurt kjo do të varet nga ditët në vijim.

Që ERE do të merrte një vendim për çmim më të lartë sesa ai aktuali mbi 800 kwh kjo ishte e pritshme. Institucioni e kishte paralajmëruar dhe më herët dhe sot e rikonfirmoi në njoftimin zyrtar se fasha mbetet dhe se tarifat e energjisë janë një objektiv që mund të luhatet shpesh gjatë kësaj periudhe.

ERE tha edhe se çmimi do të jetë 44 lekë për kilovatorë mbi fashën e re.

Por a do ta pranojë qeveria këtë çmim?

E bëjmë këtë pyetje se herën e fundit edhe pse ERE kishte miratuar çmimin 42 lekë për energjinë që do konsumohej që gjatë muajit tetor, qeveria nuk e aplikoi. Qytetarët do të paguajnë faturat me çmimin 9.5 lekë për kilovatorë( pa përfshirë TVSh-në). Pra politikisht do të varet nga Kryeministri. Ai tha sot në Bulqizë se qeveria do të mbulojë diferencën .

Por cilën diferencë,atë mes 42 lekë që kërkon ERE dhe 9.5 lekë që është aktualisht apo një diferencë mes 42 lekë dhe një çmimi tjetër që do të propozohet apo kërkohet nga kompanitë publike të energjisë?

Teknikisht vlera e çmimit mbi fashën e re do të mësohet kur të bëjë kerkesën KESH-i i cili është prodhuesi por dhe importuesi kryesor i energjisë që konsumohet në tregun vendas.

Por në një dalje të mëvonshme por gjatë ditës së sotme ( e premte 28 tetor 2022) , ministrja e Energjitikës dhe zëvendëskryeminstrja Balluku duke shpjeguar arsyet, deklaroi se mundet që edhe në nëntor të mos kemi ndryshim të fashës e për rrjedhojë as të çmimit final. Pra të mbetet çmimi 95 lekë për kilovatorë, ai për të cilin paguajnë sot familjet.

Megjithatë logjika e procesit për të cilën kalon vendimmarrja e çmimit mbetet. ERE mund të propozojë mbi metodologjinë e saj çfarëdolloj tarife apo fashe, në fund vendos qeveria që ka disa tregues të tjerë a do ta pranojë ose jo dhe nëse pranon ka ajo përgjegjësinë politike se sa barrë të kostos që vjen nga çmimi i rritur do të mbajë ajo dhe sa qytetarët. / SI

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Jam Balla”/ E njëjta skemë mashtrimi, ‘viktima’ të ndryshme. Rastet kur biznesmenëve në Shqipëri u janë zhvatur mijëra euro përmes ‘hiles’

15:45 / September 28, 2026

Veliaj shpërblen zjarrfikësit pas betejës me flakët! Vendimi pritet të miratohet në Këshillin Bashkiak

15:41 / September 28, 2026

Ethet e Nilit në Maqedoninë e Veriut, shkon në dhjetë numri i viktimave

15:38 / September 28, 2026

“A doni të blini armë nga SHBA?”/ Trump ia bëri pyetjen Xi Jinping, Departamenti i Shtetit jep sqarimin

15:34 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.