Partia Socialiste mban sot aktivitetin “Rruga drejt 25 prillit, drejtësia që duam”. Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama tha se e kërkon mandatin e tretë pasi edhe pse janë bërë shumë punë ende nuk është i kënaqur.
Ai thotë se ajo që ka rëndësi është fakti se socialistët kanë garancinë se “ne e dimë se ku duam të arrijmë dhe sigurinë se ne dimë si të arrijmë aty ku duam”.
“Nuk është ende as ajo që unë dua. Prandaj dhe ju kërkoj mandatin e tretë, sepse po të ndihesha i kënaqur do ndalesha këtu, po nuk mund të lë në mes gjithë këto beteja dhe punë në vazhdim. Progresi i bërë deri këtu nuk mjafton, nuk ju mjafton juve dhe nuk ka si më mjafton mua progresi në shëndetësi, arsim, infrastrukturë, bujqësi, siguri në ekonominë e familjes së zakonshme shqiptare jo e jo. Ky progres mjafton vetëm për një gjë, po me shumë rëndësi, garancinë që ne e dimë se ku duam të arrijmë dhe sigurinë se ne dimë si të arrijmë aty ku duam”, tha Rama.
Ai tha see ardhmja nuk ndërtohet me rikthimin e fantazmave të së shkuarës në pushtet por besim të palëkundur te Shqipëria
