Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ja sa do të rriten pensionet! Si pritet të ndryshojë skema e kontributeve në fshat

16:39 / November 11, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pensioniste
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy janë shtesat që pensionistët do të përfitojnë vitin e ardhshëm, indeksimi dhe bonusi me rastin e festave të fundvitit. Kreu i ISSH-së, Astrit Hado, deklaron se nëse do të ketë një rritje të lehtë të inflacionit, atëherë diferenca do të mbulohet nga buxheti i Sigurimeve Shoqërore, por nëse rritja do të jetë e madhe atëherë ajo nuk do të mund të mbulohet dot nga ISSH-ja. Gjatë seancës dëgjimore, dje në Kuvend, Hado u ndal edhe në shpërblimin që pensionistët përfitojnë me rastin e festave të fundvitit, duke vënë në dukje se prej vitit 2022, fondi për bonusin do të jetë zë më vete në buxhet.

INDEKSIMI E BONUSI

Gjithsej janë 61 milionë dollarë, të cilat do të shkojnë për indeksimin dhe çekun e fundvitit. Përmes politikës së përvitshme të indeksimit, pensionet do të njohin rritje e cila varion nga 240 lekë për pensionet e ulëta deri në 700 lekë për ato maksimale. Shtesa e re do të nis të aplikohet duke filluar nga muaji prill, çka do të thotë se deri në dhjetor përfitimi për pensionistët do të jetë nga 1400 lekë deri në 5600 lekë. Për të përballuar efektet e kësaj rritjeje janë vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit 2.6 miliardë lekë ose rreth 26 milionë dollarë. Por, ky nuk është i vetmi përfitim.

Në fundvit, pensionistët do të marrin po ashtu edhe çekun në vlerën e 5 mijë lekëve, për të cilin fondi i planifikuar është rreth 35 milionë dollarë. Veç atyre që trajtohen me pension pleqërie nga kjo skemë do të përfitojnë edhe ata që trajtohen me pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social. Po ashtu, punonjësit nëntokës, ish-ushtarakët, si edhe veteranët.

KONTRIBUTET

Gjatë fjalës së mbajtur dje në Kuvend, kreu i ISSH-së u ndal dhe në skemën aktuale të kontributeve që derdhen nga të vetëpunësuarit në fshat dhe ata në qytet. Fermerët sot paguajnë shumë herë me pak kontribute në raport me të vetëpunësuarit në qytet, megjithatë pensioni që caktohet është i njëjtë, kjo pasi diferenca apo pjesa që nuk paguhet nga fermeri mbulohet nga buxheti i shtetit. Ligji i ndryshuar, vuri në dukje Hado parashikon unifikimin e vlerës së kontributeve për efekt pensioni si për të vetëpunëusarit në fshat ashtu edhe në qytetet, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

“Të ardhurat kontributive që mblidhen nga të vetëpunësuarit në bujqësi janë të ulëta dhe përbëjnë gjysmën e deficitit të skemës së sigurimeve. Kur llogaritet pensioni, diferenca mbulohet nga shteti. Që prej 2015-ës është përcaktuar në ligj që masa e kontributit të fermerit të përcaktohet me vendim qeverie, madje të barazohet niveli i kontributeve mes të vëtëpuënsuarve në bujqësi dhe të vetëpunësuarve në qytetet në 2018 por një gjë e tillë nuk ka ndodhur”, shtoi Hado, teksa hoqi çdo mundësi për amnisti për blerjen e periudhave kontributive për efekt pensioni.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026

Turqi / Të shtëna me armë pranë një shkolle, të paktën 11 të plagosur

13:37 / September 22, 2026

Eurodeputetët në Zvërnec, Beleri: Jam pro çdo investimi që bëhet sipas ligjit

11:14 / September 22, 2026

Ndryshojnë çmimet e karburanteve, ja vendimi i ri i Bordit të Transparencës

10:41 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.