Unaza juaj e fejesës mund të ketë një kuptim të thellë psikologjik. Sipas ‘Brightside.com’ ja çfarë tregon modeli i unazës së fejesës që keni zgjedhur.
Unaza klasike

Një prerje e rrumbullakët është një stil tradicional dhe i përjetshëm që nuk del kurrë nga moda. Kjo prerje është një variant i përsosur për ata që përpiqen të ruajnë pamjen e tyre tradicionale, që është e përjetshme. Një çift që e zgjedh atë mund të jenë pak konservatorë dhe shumë besnikë ndaj njëri-tjetrit.
Prerje smerald

Një tjetër formë klasike e gurëve është prerja e smeraldit që është e dashur nga shumë çifte. Unaza në tërësi tregon elegancën dhe përsosmërinë. Çiftet që zgjedhin këtë lloj unaze shpesh ndihen të tunduar për blerje luksoze dhe nuk kanë frikë të shpenzojnë para për gjëra të shtrenjta për ta bërë njëri-tjetrin të lumtur.
Unaza e princeshës

Unaza stil princeshe ka skaje të mprehta, duke i dhënë një pamje më gjeometrike. Kjo unazë ka një dizanj modern dhe dhëndri që e zgjedh për partneren e tij është shumë i kujdesshëm dhe dëshiron që gruaja e tij të jetë sa më e lumtur.
Unaza në formë dardhe

Guri në këtë unazë ka formë dardhe dhe loti. Kjo formë unaze ndihmon për të zgjatur gishtat në formë vizuale. Kjo mund të jetë një ndër unazat më pak popullore dhe ka një arsye për këtë gjë. Personat që e zgjedhin këtë lloj unaze janë paksa të çuditshëm. Ata nuk duan të jenë pjesë e një turme, janë individualistë dhe kanë standarde të larta.
Forma ovale

Prerja ovale është një diamant me shkëlqim me një formë të rrumbullakët dhe unike. Këto karakteristika i japin unazës një pamje ekskluziviteti. Ajo u krijua në vitet 1950 si një hibrid i formave të tjera popullore dhe që nga ajo kohë, ky prerje ka mbetur një nga stilet më të pëlqyera të çifteve. Çiftet që preferojnë këtë prerje mund të jenë lloji i njerëzve që duan të jenë përpara tendencave, por jo në krye – ata dinë të mbajnë gjërat klasike edhe moderne.
Gurë të gdhendur

Një grup i gdhendur është një tjetër dizajn interesant për një unazë fejese. Çiftet që zgjedhin një gur të gdhendur janë ndoshta shumë afër njëri-tjetrit dhe pëlqejnë gjërat e thjeshta, shkruan Brightside. Përveç kësaj, ata mund të ndajnë shumë interesa të njëjta dhe janë shumë të ndjeshëm.
