Këtë të martë, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) tha se numri i ukrainasve që janë larguar nga vendi ka kaluar 3.5 milionë. Sipas saj, mbi dy milionë prej tyre kaluan kufirin në Poloni.
Pjesa tjetër kanë udhëtuar në vende si Hungari, Rumani, Sllovaki dhe Moldavi. Ndërkohë, ka dhe dhjetëra mijëra të tjerë që kanë udhëtuar më tej në Evropën kontinentale.
Theksojmë se që nga shpërthimi i luftës me Rusinë më 24 shkurt, mendohet se miliona të tjerë janë zhvendosur brenda Ukrainës. Numri i përgjithshëm i ukrainasve të prekur thuhet të jetë afër 10 milionë.
