Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ja si do mblidhen paratë e ndërtimeve dhe shtesave pa leje, ndryshojnë tarifat e legalizimeve

12:30 / January 14, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ndertime pallate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë përcaktuar tarifat e reja dhe mënyrat e pagesave për sa i përket legalizimeve. Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar vlerën e tarifave dhe pagesave, masën e penaliteteve, si dhe të mënyrës së mbledhjes dhe administrimit të të ardhurave të arkëtuara nga proceset kalimtare të pronësisë.

Në vendimin që ka hyrë zyrtarisht në fuqi në fletoren zyrtare në datë 12 janar, thuhet se tarifat për përditësimin e ndërtimeve pa leje me funksion social-ekonomik dhe në rastin kur subjektet posedojnë më shumë se një ndërtim pa leje, janë secila në vlerën 10 000 lekë për çdo kat të ndërtimit. Sipas vendimit, këto tarifa paguhen nga subjekti nëpërmjet sistemit bankar, në llogarinë e drejtorisë vendore të ASHK-së. Nga ana tjetër, tarifa e shërbimit shtesë për përfundimin në mënyrë të përshpejtuar të procedurave administrative të legalizimit është në vlerën 50 000 lekë.

“Tarifat për përditësimin e ndërtimeve pa leje me funksion social-ekonomik dhe në rastin kur subjektet posedojnë më shumë se një ndërtim pa leje, janë secila në vlerën 10 000 (dhjetë mijë) lekë për çdo kat të ndërtimit. Këto tarifa paguhen nga subjekti nëpërmjet sistemit bankar, në llogarinë e drejtorisë vendore të ASHK-së, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e njoftimit. Për ndërtimet pa leje me funksion të përzier aplikohet tarifë shërbimi për përditësimin, vetëm për katin/et që shfrytëzohet/n për veprimtari social-ekonomike. Tarifa e shërbimit shtesë për përfundimin në mënyrë të përshpejtuar të procedurave administrative të legalizimit është në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, pavarësisht funksionit dhe faktit, nëse ndërtimi pa leje legalizohet ose jo. Pagesa kryhet nëpërmjet sistemit bankar, në llogarinë e drejtorisë vendore të ASHK-së, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga paraqitja e kërkesës në portalin qeveritar e-Albania”, thuhet në vendim.

Përcaktimi i masës së penaliteteve për shtesa

Sa i përket masës së penaliteteve për shtesa, në vendim thuhet se penaliteti për mosrespektimin e lejes së ndërtimit aplikohet ndaj shoqërive ndërtuese apo investitorëve qofshin këta persona juridikë ose fizikë, që kanë kryer shtesa apo ndryshim të funksionit të hapësirave, në kundërshtim me lejen e ndërtimit. Në vendim thuhet për të llogaritur penalitetin në zona ku nuk ka vlerë të miratuar të kostos mesatare të ndërtimit, përdoret mesatarja aritmetike e kostos së ndërtimit, për zonat në kufi.“Penaliteti për mosrespektimin e lejes së ndërtimit aplikohet ndaj shoqërive ndërtuese apo investitorëve (persona juridikë ose fizikë), që kanë kryer shtesa anësore/lartësi apo ndryshim të funksionit të hapësirave, në kundërshtim me lejen e ndërtimit/zhvillimit, me qëllim për t’i kaluar të tretëve të drejtën e pronësisë apo për t’i dhënë këto sipërfaqe me qira. Penaliteti llogaritet si përqindje mbi koston mesatare të ndërtimit të zonës përkatëse, të miratuar sipas shkronjës “dh”, të nenit 72, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”, për çdo metër katror sipërfaqe shtesë apo ndryshim destinacioni, sipas rregullit në vijim: a) 2% të kostos mesatare vjetore të ndërtimit për çdo metër katror sipërfaqe shtesë që ka funksion banimi; b) 5% të kostos mesatare vjetore të ndërtimit për çdo metër katror sipërfaqe shtesë që ka funksion social-ekonomik; c) 10% të kostos mesatare vjetore të ndërtimit për çdo metër katror sipërfaqe që i është ndryshuar funksioni. Përcaktimi i sipërfaqes shtesë dhe i asaj që i ka ndryshuar funksioni kryhet, duke i evidentuar ato në raport me sipërfaqet e projektit të miratuar me lejen e ndërtimit/zhvillimit. Për të llogaritur penalitetin në zona ku nuk ka vlerë të miratuar të kostos mesatare të ndërtimit, përdoret mesatarja aritmetike e kostos së ndërtimit, për zonat në kufi”, thuhet në njoftim.

legalizime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.