Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ja si mund të dërgohen satelitët shqiptarë në orbitë dhe plani i Erdogan

19:58 / October 15, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama erdogan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë të premte deklaratën e së enjtes në Kuvend, ku tha se Shqipëria synon që të dërgojë dy satelitë të saj në hapësirë, madje të premten ai sqaroi se satelitët do të përdoren për vëzhgimin e territorit.

Por, si mund të dërgohen satelitët shqiptarë në orbitë? Janë dy mundësi për të arritur qëllimin. E para përmes bleres së një sateliti nga kompanitë prodhuese të tyre amerikane, ose europiane dhe më pas pajtimi i një kompanie private për lëshimin e tyre në hapësirë.

Në këtë rast, kostoja e prodhimit, lëshimit dhe e mirëmbajtjes së tyre në hapësirë, me çmimet e tregut që ofrojnë sot kompanitë perëndimore nuk shkon më pak se 50 milionë euro.

Rruga tjetër, që duket edhe më e mundshmja është përfshirja e Shqipërisë në programin turk të lëshimit të hapësirë të satelitëve. Prej 2018-s, kur Turqia krijoi agjencinë e saj të hapësirës është investuar agresivisht në këtë sektor dhe vetëm në fillim të këtij viti Presidenti turk, Recep Taip Erdogan u takua me Elon Musk për ta parë mundësitë e bashkëpunimit në këtë fushë.

Erdogan njoftoi në shkurt të këtij viti një plan ambicioz të zgjerimit të programit hapësinor të Turqisë, që do ta radhiste vendin në klubin e ngushtë të shteteve që kanë pushtuar hapësirën. Objektivi i vendosur nga Erdogan ishte dërgimi i një sonde turke në Hënë brenda vitit 2023.

Më pas, dërgimi i astronautëve turq në hapësirë, ndërtimi i një porti hapësinor turk dhe zhvillimi i satelitëve të sofistikuar për komunikacion, meteorologji dhe për qëllime ushtarake. Duke shfrytëzuar miqësinë mes dy vendeve, e ndoshta edhe miqësinë personale që Kryeministri Edi Rama ka me Presidentin turk, Ankaraja mund të jetë raketa ngjitëse e dy satelitëve shqiptarë në orbitë, por edhe ofruesja e mirëmbajtjes së tyre.

Kostoja në këtë rast për Shqipërinë do të reduktohej në më pak milionë euro, duke pasur parasysh faktin që satelitët shqiptarë mund të jenë një pjesë e papërfillshme ngarkese në dërgimin e flotës së re të satelitëve turq të komunikimit dhe mbikëqyrjes së territorit, që parashikohen të dërgohen vitin e ardhshëm, kur edhe Edi Rama ka thënë se mund të dërgohen satelitët shqiptarë.

Bëhet fjalë për satelitë komercialë. Aktualisht as vetë Turqia nuk është në gjendje që të hedhë satelitët e saj në hapësirë. Por, tregu ka ndryshuar. Nëse deri para 2010 dërgimi i tyre në hapësirë ishte ekskluzivitet i SHBA me Space Shuttle, i BE me ArianeSpace dhe i Rusisë me Soyouz sot pjesën më të madhe të tregut të dërgimit të satelitëve komercialë në hapësirë e dominojnë kompanitë private.

Space X e Elon Musk zë 65 për qind të këtij tregu për shkak të uljes së kostos së lëshimit me Falcon 9, që ulet sërish në Tokë pa u dëmtuar. Çmimi për dërgimin në orbitë për minisatelitët, që klasifikohen ata me peshë nga 10 deri në 100 kilogramë, Space X e ka rreth 250 mijë dollarë.

Në tregun e prodhimit të këëtyre satelitëve kryesore janë kompanitë Rocket Lab, Electron, Firefly, Vector, por edhe shumë kompani të tjera kineze që i kanë ulur ndjeshëm çmimet. Për të blerë një të tillë varian nga 6 deri në 12 milionë euro.

Pra, të gjitha këto shifra sugjerojnë se dërgimi në hapësirë i dy satelitëve shqiptarë mund të realizohet. Por, sfida mbetet te mirëmbajtja dhe funksionimi i tyre. Për këtë pjesë ndoshta është menduar që të mbulohet nga Agjencia Turke e Hapësirës, në një formë bashkëpunimi të ngjashme si ‘Air Albania’.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

17:39 / September 20, 2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

16:40 / September 20, 2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

16:20 / September 20, 2026

Tragjedi në Dibër, 31-vjeçari mb*tet në lumin Drini i Zi

16:00 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.