Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ja si ndodhi aksidenti tragjik në aksin Fushë Krujë-Milot, festa që u kthye në mort

19:05 / March 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
download
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mënyrë mjaft tragjike, festa e fejesës së dy të rinjve u shndërrua në një fatkeqësi për ta dhe 2 persona te tjerë të cilët ndërruan jetë si pasojë e një aksidenti fatal pak pas mesnatës.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, pak pas mesnate, rreth orës 00:15 ku 2 automjete, në një prej të cilëve drejtuesi udhëtonte i vetëm ndërsa në tjetrën udhëtonin 4 persona, u përplasën me njëri-tjetrin pranë fshatit Gramzë.

Goditja e fuqishme e 2 mjeteve i mori jetën 2 drejtuesve të tyre 39 vjeçarit Alfred Dika dhe 30 vjecarit Artan Alushi në makinën e të cilit ishin edhe 3 persona të tjerë. Të njëjtin fat tragjik patën edhe 2 pasagjerët e tjerë që udhëtonin në mjetin e Alushit, 20 vjeçari Shkumbin Brati dhe Almenia Karaj, 16 vjeç të cilët nuk i mbijetuan goditjeve të forta që morën dhe humbën jetën.

Ndërsa pasagjerja tjetër që udhëtonte po në këtë mjet 34 vjecarja R.H, ndërroi jetën në spitalin e Traumës, ku nuk mundi t’i rezitojë plagëve të marra.

Dy të rinjtë Shkumbin Brati dhe Almenia Karaj sapo kishin celebruar fejesën e tyre dhe ktheheshin nga festa në makinën që drejtohej nga Artan Alushi. Por një aksident tragjik do ndërpriste në mes lumturinë e çiftit të ri dhe 2 personave të tjerë.

Paraprakisht shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë dyshohet të jenë shkaqet e aksidentit fatal që shenoi 5 viktima në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot një segment problematik ku ndër vite, të shumta kanë qenë aksidentet fatale me viktima.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026

‘Flamingo Mirror’ nën sulme kibernetike? Rama: 122 tentativa nga 32 adresa të huaja, i zmbrapsëm pa asnjë dëm

14:40 / October 4, 2026

Zvërneci, si u refuzua plani i parë/ Qeveria kundërshtoi projektin fillestar për natyrën…

13:39 / October 4, 2026

Dy anëtarë të delegacionit iranian dëbohen nga SHBA

13:20 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.