Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ja si të zgjidhni ngjyrën e flokëve sipas tipit të lëkurës tuaj

15:45 / January 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
girl hair 0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ngjyrën e flokëve mund ta ndryshoni pa problem. Flokët mund t’i bëni nga bionde platin në gështenjë të errët. Por, duhet të tregoheni të kujdesshme që të bëni zgjedhjen e duhur sipas lëkurës, moshës dhe modelit të flokëve tuaj. Kur lyeni flokët, nuk duhet të gaboni.

Ngjyra e flokëve duhet të jetë në harmoni me lëkurën dhe personalitetin tuaj. Ajo duhet të shkrihet me ngjyrën e syve dhe lëkurës suaj.
Nëse keni lëkurë të bardhë dhe sy të çelur, duhet të përdorni ngjyrat natyrale bionde, të hirta apo të kuqe. Ato i japin theks lëkurës së bardhë dhe nxjerrin në pah ngjyrën e syve. Ato që duan të krijojnë më shumë efekt, mund të përdorin ngjyra më të ngrohta, si gështenjat e errëta apo ngjyrat karamel, mjaltë, të cilat i japin intensitet ngjyrës dhe japin më dritë.

Në rastin e lëkurave të zbehta mund të përdoren ngjyrat bionde të ftohta apo të bardhat suedeze. Ngjyrat e kuqe krijojnë kontrast me lëkurën e bardhë dhe nxjerrin në pah sytë. Ngjyra e bakrit dhe e kuqja shkon shumë me sytë e errët. Mund të përdoren edhe ngjyrat kafe të ngrohta apo ngjyra e lajthisë.

Nëse keni lëkurë me ngjyrë mat dhe sy të errët, përdorni ngjyra më të ftohta për flokët. Rekomandohen gështenjat e errëta dhe e zeza e ftohtë. Përdorni nuancat e çokollatës apo lajthisë, me qëllim që t’i jepet intensitet ngjyrës.

Nëse jeni bionde me sy të çelët dhe pika të kuqe, nuk përdoret ngjyra e kuqe për flokët, pasi atë e keni në fytyrë. Zgjidhen ngjyra neutrale dhe natyrale. Përdoret ngjyrat kafe disi në të bakërt ose kafe në gjysmë bionde. Rekomandohen ngjyrat gështenjë të ngrohtë, por kujdes: mos përdorni të kuqen apo portokallin.

Nëse jeni flokëkuqe me sy të çelët ruhet ngjyra natyrale. Zgjidhen të kuqet, biondet apo të bakërtat. Për më shumë efekt, zgjidhni ngjyrën e kuqe. Gjithçka varet edhe nga stina. Në verë, preferohen ngjyra me efekt ndërsa në dimër, bojëkafe më të ngrohta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.