Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Jaho Mulosmani dërgohet me urgjencë në QSUT, mjekët e fusin për skaner…

21:25 / May 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mulosmani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jaho Mulosmani, i njohur gjithashtu edhe si Jaho Salihi ka dalë nga burgu! I dënuari me burg përjetë për vrasjen e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, është sjellë në Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Teresa” për të bërë një skaner.

Gjendja e tij shëndetësore është rënduar në burg dhe është nxjerrë nga institucioni ku po kryen dënimin për trajtim më të specializuar në QSUT, por nuk dihet ende se nga çfarë vuan ish-zyrtari i Policisë së Shtetit.

Për vrasjen e liderit historik të PD-së është dënuar me burgim të përjetshëm vetëm Jaho Mulosmani, ndërsa vëllezërit Izet dhe Ismet Haxhia, përkatësisht me 25 dhe 20 vite heqje lirie.

Implikimi i tij ishte vetëm udhëtimi në një prej mjeteve me Fatmir Haklajn, nga Tropoja në Tiranë. Ndërkohë, për Izet Haxhinë, në vendimin final të gjykatës thuhej se ai është personi që nxori në pritë Azem Hajdarin. Ai i është dorëzuar autoriteteve pas shumë viteve në arrati dhe është në pritje të rigjykimit.

Vetë Mulosmani nuk e ka pranuar kurrë implikimin në vrasjen e deputetit, duke rrëfyer se ai ka qenë vetëm shoferi i mjetit dhe se ishte vetëm Fatmir Haklaj, ai që qëlloi mbi Hajdarin, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas ngjarjes, lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi me emër si autor të krimit pikërisht Jaho (Sali) Mulosmanin, ndërsa në asnjë moment nuk e përmendte me emër Fatmir Haklajn, i cili nuku prangos kurrë për krimin e kryer.

mulosmani skaner urgjence
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.