Pas një hetimi gati 1-vjeçar, Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë arrestoi një grup të strukturuar për prostitucion dhe për shfrytëzim prostitucioni. Por krahas Hermes Nikajt i njohur si “Zogu i Tiranës”, pjesë e këtij grupi ishte edhe estetisja e njohur Anjeza Bena e cila dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” .
Lidhja mes estetistes Bena si dhe Hermes Nikajt është e hershme, madje ky i fundit duke shfrytëzuar edhe pozicionin e tij si moderator në media e ka ftuar edhe në emisione televizive. Më 18 tetor 2017, “Zogu i Tiranës”, kishte ftuar në Ora News pikërisht mjeken estetike Anjeza Bena, e cila është nënë me tre fëmijë. Nga hetimet ka rezultuar se Hermes Nikaj kujdesej për vajzat që u çonte klientëve edhe për anën estetike të tyre për të rritur shumat e fituara. Tirananews sjell për lexuesit pjesë nga intervista:
Dua të di për vëmendjen që femrat i kushtojnë estetikës, sa të përqëndruara janë?
Sa i takon femrave shqiptare ato janë shumë të fokusuara në trajtimin dhe mirëmbajtjen e lëkurës. Femrat shqiptare nuk është e vërtetë që i kushtojnë shumë vëmendje parfumevem por në trajtimet estetike dhe të lëkurës është imazhi, kurimi dhe kujdesi për femrat shqiptare që është në rritje
Doja të theksoja se tendenca e kohëve të fundit njeh rritje për estetikën , femrat shqiptare në çdo moment janë në kontakt të vazhdueshëm
Ti personalisht jeni pro apo kundër ndërhyrjeve?
Sa i takon ndërhyrjeve kirurgjikale nuk jam kundër. Jam kundër kur kalojnë në limite por nëse dikush ka dicka për të korrigjuar jam shumë pro dhe s’ka pse mos ta bëjë.
Ti s’ke bërë vetë një ndërhyrje?
Falë zotit, familjes…
Ju jeni pedagoge e qendrës së formimit profesional si është të japësh mësim?
Profeisonin tonë duhet ta dashurosh, duhet ta transmestosh në mënyrën më të bukur. Vetë fjala estetikë është bukuri, pasion mirëqenie . Anjeza ka bërë maksimumin duke e pasur në pasion dhe në këndvështrimin kryesor estetikën. Gjëja më e bukur Hermes është të merresh me të bukurën dhe ta transmetoh atë.
Ditët e fundit po bëhen edhe meshkujt…
Çështja që meshkujt po bëhem frekuentues të qendrave estetike s’ka asgjë. Edhe meshkujt kanë të drejtë që të bëjnë një trajtim të imazhit të tyre në mënyrën më të mirë të mundshme.
Çfarë do të kishit bërë tjetër nëse nuk do të ishit estetiste?
Anjeza shumë vite kja qenë atlete. Është marrë me sport. I vetmi opsion i dytë i jetës sime do të ishte sporti dhe atletika.
Po pse jo instruktore palestre?
Do më pëlqente nuk e kundërshtoj.
Sa lekë lekë ke në portofol
Hermes sikurndër çdo femër, në portofol mundohemi të mbajmë shuma sa më të konsiderueshme për të mbaruar shpenzimet e përditshme. Duke u marrë me biznes, është për mua shumë e nevojshme karta e kreditit duke ditur kontaktet dhe lëvizjet. Falë zotit edhe në Shqipëri ekzistojnë bankat. Shuma e lekëve është mjaft simbolike në portofol sa…
Unë jam besimtare e besimit mysliman besoj në zot, në portofol mund ta hap, por nuk ndodhet asgjë e tillë. Afërsisht 100 mijë lekë.
