Një i ri ra pre e një grabitje, që ndodhi pranë zonës së njohur si Komuna e Parisit në kryeqyetet. B.D ka kallëzuar në Policinë e Tiranës, grabitjen nga 4 persona, ku njëri prej tyre I është prezantuar si punonjës I antidrogës.
“Jam i antidrogës, ku i ke lekët”, mësohet t’i ketë thënë autori, të riut i cili edhe pse ka tentuar të largohet me vrap është kapur prej autorëve, të cilët pasi e kanë dhunuar I kanë marrë çantën, ku mbante një shumë të konsiderueshme parash.
“Pasi u largova nga puna bashkë me shokun tim B.D, mbylla zyrën dhe dola me biçikletë, në rrugën dytësore, pranë qendrës tregtare, pash se po më ndiqnin nga pas dy djem me motor, ku njërin nga to ishte pasagjer, e njoh si Sebastjano Ogici. Të dy këta shtetas afrohen dhe Sebastjani nxjer një armë pistoletë ngjyrë të zezë, dhe ma vendos armën anash trupit dhe më thotë ku i ke lekët dhe më kontrollon çantën dhe nuk arrin të shikoj mirë pasi aty kisha një vlerë prej 1450 (një mijë e katërqind e pesëdhjete) euro dhe 5000 (pesëmijë) lekë dhe thotë “jam i antidrogës” dhe Sebastjani më vendos dorën mbi supe dhe thotë “hajde ikim tek zyra” u ai punonte, ndërsa personi tjetër më mori bicikletën me ngjyrë të verdhë dhe të zezë”,-ka rrëfyer i riu në polici.
