26-vjeçari shqiptar i arrestuar në Greqi pasi përplasi me makinë 21-vjeçaren greke, ka dhënë dëshminë e tij para autoriteteve.
Duke u përpjekur që të justifikohej rreth ngjarjes , i riu shqiptar ka thënë se “nëse 21-vjeçarja greke nëse do të kishte kaluar të vizat e bardha asnjë gjë nuk do të kishte ndodhur”.
“Jam i shkatërruar dhe gjendja shëndetësore e viktimës është në radhë të parë. Në lidhje me fajin e aksidentit, dua të them se nëse do të kishte tentuar të kalonte rrugën Egnatia në një pikë ku nuk kishte vendkalim për këmbësorët, asgjë e pakëndshme nuk do të kishte ndodhur. Në 20 metra ka pasur një vendkalim për këmbësorë”.
Krahas kësaj, ai tha se u largua nga vendi i ngjarjes pasi ishte i frikësuar sepse nuk ka një leje qëndrimi në Greqi. Po ashtu, i riu shqiptar, i cili u vetëdorëzua, rezulton së është person me precedent penal për trafikim të lëndëve narkotike në shtetin grek.