Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Jam jashtëzakonisht i habitur”, Milaim Zeka deklaratë bombë për Lulzim Bashën: Ai është njeriu që ka mbledhur …

17:25 / November 18, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Milaim Zeka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti kosovar Milaim Zeka, deklaron se Basha ka mbledhur më së shumti fakte e prova në dëm të UÇK-së. Zeka pretendon se këto gjëra ia ka transmetuar privatisht, ish-luftëtarët e UÇK-së, ndër të cilët, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi.

 “Të paktën për mua dhe për njohës të Gjykatës së Hagës dhe Gjykatës Speciale kjo nuk përbën asnjë lajm që zoti Basha ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në Gjykatën e Hagës për krimet në Ish-Jugusllavi gjithashtu ka qenë punonjës ligjor në zyrën ligjore të administratës ndërkombëtare në Kosovë të quajtur UMNIK nga viti 2002. Në CV e Bashës figuron tepër qartë që nga viti 2009 ka punuar si zyrtar i lartë në tribunalin e Hagës për Ish-Jugosllavinë.

Në atë kohë Basha ka mbledhur fakte për krimet e supozuara nga Carla Del Ponte-s dhe të tjerëve dhe ato informacione ai i ka deponuar në Gjykatën e Hagës. Me ardhjen e tij në zyrën e UMNIK-ut, puna e tij ka vazhduar njësoj ashtu sikurse ka vijuar puna e shumë shqiptarëve të tjerë, duke filluar nga gazetar të Tiranës që punonin për BBC-në, e lanë punën në atë kohë dhe iu kthyen punës në UMNIK. Të them diçka për të bërë një krahasim, edhe momentalisht ka qenë një rregull me prokurorinë speciale që është krijuar në Hagë, është shumë e çuditshme dhe tepër absurde, që vajza ime e cila ka lindur në Suedi, e para dhe e dyta, edhe përse kanë nënshtetësinë suedeze, vetëm pse njërin prind e kanë me origjinë nga Kosova, nuk kanë arritur të punësohen si përkthyese në Gjykatën Speciale. Unë habitem, jam jashtëzakonisht i habitur se çfarë të keqe ka që Basha të dalë dhe të pranojë, edhe çështjen e kasetës që e ka marrë, të thotë kam pasur këtë detyrë e kam marrë. Nuk mund ta mohojë sepse ekziston në CV-në e tij, po të futeni në faqen demokratike të Shqipërisë, Basha është krenuar vazhdimisht. Lulzim Basha, i gjithë krahu i luftës qoftë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramosh Haradinaj, të gjithë na kanë thënë ne në tavolinë, privatisht, ne gazetarëve që njeriu që ka mbledhur më së shumti fakte dëshmi, prova kundra Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë Lulzim Basha. Me ardhjen e tij në krye të Partisë Demokratike, unë jam ndier i shokuar me afrimin që ka pasur Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj me Lulzim Bashën. Sa i përket krerëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Thaçit dhe Veselit, gjithmonë ka qenë ajo ftohja e cila ka ekzistuar pikërisht për shkak të punës kolosale që Lulzim Basha e ka bërë gjatë kohës që ka qenë në UMNIK, duke mbledhur dëshmi dhe fakte kundër pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me ish-kryeministrin Bujar Kokoshi”, tha Zeka në emisionin “Top Talk”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.