TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

A rrezikon të shkojë në burg këngëtarja kolumbiane?/ Gjykata spanjolle hedh poshtë kërkesën e Shakirës

18:39 / May 27, 2022

Ish-banorja e “Big Brother” flet për skandalin “Dubai Porta Potty”: Ka nga ata që thonë 5 minuta punë është

18:33 / May 27, 2022

Vrasja në Elbasan në fushatën e 25 Prillit/ Bardhi -Berishës: Shpifja, i vetmi mjet që të ka mbetur

18:23 / May 27, 2022

Me Bashën apo me Berishën? Ina Zhupa tregon cilin mbështet

18:23 / May 27, 2022

Lufta në Ukrainë prek edhe fëmijët

18:18 / May 27, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kronikë

“Jam mbi 191 cm i gjatë…”- Policët e zbresin në tokë, i masin gjatësinë dhe e arrestojnë. Si u justifikua shoferi për të mos vendosur rripin e sigurimit

17:01 / April 17, 20224 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Barsoletat për shoferët që nuk mbajnë rrip sigurimi gjatë drejtimit të mjetit janë të pafundme. Me siguri çdokujt mund t’i kujtohet menjëherë një e tillë, për shoferë që i thonë policit se “nuk lidhet burri për 5 mijë lekë”. Por një shofer i tillë ka kaluar përtej çdo imagjinate dhe sensi humori. Ai është një i ri nga Shkodra dhe ka inicialet S.B. Duket se nuk e ka pasur shumë me dëshirë vendosjen e rripit të sigurisë dhe siç kuptohet, as policët dhe as gjobitjen për këtë fakt. Ndaj ai ka bërë atë që asnjë shofer nuk e ka bërë në realitet: Ka shfrytëzuar Kodin Rrugor që parashikon mosvendosje rripi sigurie për personat që janë të gjatë.

Dhe për këtë ka marrë një vërtetim nga një mjek. Por ajo që e ka tradhëtuar shoferin e pazakontë nuk është as dokumenti dhe as sjellja e tij, por mospërputhja mes shtatit të shkurtër dhe dokumentit që e përshkruan mbi 1.90. Për këtë fakt, sipas burimeve  pranë policisë së Tiranës, shtetasi S.B. u arrestua nga departamenti kundër krimit ekonomik për akuzën e falsifikimit të dokumentave.

Si u zbulua?

Shoferit në fjalë iu ngrit tabela për të qëndruar, tha një burim policor nga një patrullë e policisë rrugore. Patrulla gjendej në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet dhe qytetari drejtonte një mjet tip Ëolksvagen pa vendosur rripin.

Ajo që ka ndodhur më pas përshkruhet në deklaratën e arrestimit të të riut. Shoferi ka dorëzuar një dokument shëndetësor ku shkruhej se shoferi përjashtohej nga detyrimi i mbajtjes së rripit të sigurimit pasi ishte i gjatë mbi 191 centimetra. Policia shton se patrulla policore dyshoi ngaqë shoferi nuk dukej aq i gjatë sa përshkruhej në dokumenta ndaj i është kërkuar që të lërë makinën dhe të zbresë në tokë. “Në pamje të parë edhe kur zbriti në tokë – shkruhet në raportin e policisë, ky qytetar nuk ishte aq i gjatë sa në dokument dhe për këtë arsye ai është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale”. Gjatë hetimeve në selinë qendrore të policisë së kryeqytetit, një agjent i krimit ekonomik e ka pyetur madje edhe oficerin e policisë se si i lindi dyshimi duke qenë se shoferi ishte i ulur në sedilje dhe gjatësia e tij edhe mund të mos vihej re. “Edhe unë edhe kolegu tjetër në shërbim jemi shtatlartë dhe e kemi idenë se deri ku arrin kur je i ulur në sedilje. Por unë jam mbi 184 centimetra dhe di që shpatullat qëndrojnë në krye të sediljes, qytetarit nuk i dukeshin aq lart. Ndaj i kërkuam të zbriste në tokë. Kur qytetari zbriti nga makina vërejta se ai ishte më i shkurtër se unë, ndaj dhe dyshova se ky shtetas nuk ishte i gjatë mbi 191 centimetra, ashtu siç tregohej në dokumentin që na dha”, është shprehur njëri nga policët e patrullës. Policia thotë se pavarësisht kësaj deklarate dhe këqyrjes me sy, në drejtorinë vendore i riu shkodran është vendosur me shpatulla pas muri dhe i është matur gjkatësia, ku dhe është konfirmuar për efekt shkresor se ai nuk ishte i gjatë aq sa tregohej në dokumentin mjekësor. Për pasojë, ai duhej të mbante rripin e sigurimit si çdo qytetar tjetër, mbasi nuk bën pjesë te rastet përjashtimore.

Policia tha se menjëherë ka sekuestruar dokumentin mjekësor që qytetari i ka patrullës, dokument i lëshuar në datën 3 nëntor 2020 në qytetin e Shkodrës.

Policia deklaron se përpara se ta arrestonin, qytetari në fjalë është pyetur se si e siguroi dokumentin mjekësor dhe si e falsifikoi atë. Ai ka mohuar që dokumenti të ketë qenë i falsfikuar.

“Kam nxjerrë shpatullën para ca kohësh dhe kisha acarim lëkure dhe kuptova që këtë problem ma shkaktonte rripi. Këtë dokument e përdor vetëm pas orarit të punës dhe me automjetin tim personal, pasi sa herë drejtoj makinën time më dhemb shpatulla dhe ndjej këtë problem shëndetësor”, mësohet të jetë shpreur i ri gjatë deponimit të tij.

Policia e ka pyetur se kush ia kishte lëshuar dokumentin dhe shtetasi S.B. ka treguar se “nderin ia kishte bërë mjeku I familjes”.

“Në qytetin tim, si kushdo, kam mjek familjeje. Ia tregova problemin e shpatullës dhe konstatimin për situatën sa herë dretoja makinën. Në mirëbesim mjeku më lëshoi dokumentin mbasi i tregova se duhet të isha mbi 191 centimetra dhe ai në mirëbesim nuk më mati. Mjeku e mori të mirëqënë këtë fakt dhe pas kësaj nuk kisha më problem me policinë”, ka dëshmuar qytetari shkodran.

gjatesine shoferit masin policet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Pushtohet nga flakët magazina në Maliq

17:24 / May 27, 2022

Tradhëtoi burrin emigrant në Londër, policia çon për ndjekje penale vjehrrin dhe vjehrrën që dhunuan nusen

17:18 / May 27, 2022

Shoferi humb kontrollin e mjetit, makina përplaset me barrierat e rrugës në Kamëz

17:15 / May 27, 2022

4 mijë euro për fitimin e gradës “Nënkomisar”/ SPAK çon në gjyq pedagogun dhe policin

16:24 / May 27, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Me Bashën apo me Berishën? Ina Zhupa tregon cilin mbështet

18:23 / May 27, 2022

Zbulohen katër kandidatët për nënkryetarë të Partisë Demokratike

18:08 / May 27, 2022

Tradhëtoi burrin emigrant në Londër, policia çon për ndjekje penale vjehrrin dhe vjehrrën që dhunuan nusen

17:18 / May 27, 2022

Nesër zgjidhen anëtarët e kryesisë së PD, grupi i ‘Rithemelimit’ mblidhet sot në darkë

16:27 / May 27, 2022
Te fundit

A rrezikon të shkojë në burg këngëtarja kolumbiane?/ Gjykata spanjolle hedh poshtë kërkesën e Shakirës

18:39 / May 27, 2022

Ish-banorja e “Big Brother” flet për skandalin “Dubai Porta Potty”: Ka nga ata që thonë 5 minuta punë është

18:33 / May 27, 2022

Vrasja në Elbasan në fushatën e 25 Prillit/ Bardhi -Berishës: Shpifja, i vetmi mjet që të ka mbetur

18:23 / May 27, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.