Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Jam rëndë në spital, më dërgo para”/ Zbardhet skema e farmacistit që mashtronte qytetarët

20:13 / April 1, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
A300687E 2964 4ED9 B54B AFA026C2BF58
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Jam sëmurë. Nuk dal dot nga spitali se jam rëndë. Më dërgoni 1 mijë ose 1 mijë e 500 euro”. Kjo ishte kërkesa që shtetasve të ndryshëm nga Kosova u mbërrinte në “messengerin” e tyre nga profilet e të afërmve. Por, asnjëri nuk e dinte se pas adresës nuk ishte i afërmi i tyre por një person, që kishte mundur të hakeronte adresën dhe të hiqej si i tillë.

Prokuroria e Tiranës pretendon se ka identifikuar njërin nga të përfshirët në veprimtarinë kriminale të mashtrimit kompjuterik. Ai quhet Liridon Peka, 28 vjeç me profesion farmacist. Ai doli të shtunën përpara gjykatës së Tiranës, ku u njoh me masën e sigurisë arrest me burg. Burime nga brenda procesit zbardhën edhe mekanizmin përmes të cilit ai dyshohet se ka përdorur për të zhvatur qytetarët nga Kosova.

Hetimi për rastin ka nisur që pranverën e 2022, pas kallëzimit që një shtetas nga Kosova bëri në policinë e Prishtinës. Burri tha se mendonte se i kishte nisur para nipit të tij, pas mesazhit në rrjetin social, por kur e telefonoi ta pyeste nëse i kishte tërhequr lekët ai iu përgjigj që nuk i kishte kërkuar ndonjëherë diçka të tillë.

Në këtë moment, burri kuptoi që kishte rëndë pre e mashtrimit. Pas disa hetimesh, u arrestua dhe dërgua më pas në arrest shtëpie Liridon Peka. Sipas prokurorisë, i dyshuari e vijoi aktivitetin kriminal. Dyshohet se me ndihmën e një personi tjetër, ai hakeronte adresat e qytetarëve të ndryshëm kryesisht nga Kosova, identifikonte të afërmit e viktimës së tij dhe pasi ata pranonin ti dërgonin paratë, u kërkonte që tja nisnin përmes një pike transferte dhe iu jepte emrin e marrësit. Për tërheqjen e lekëve, prokuroria ka dyshime se Peka ka bashkëpunuar me një të moshuar.

Ishte pikërisht 85-vjeçari që ndihmoi hetuesit në zbardhjen e mekanizmit. Ai iu tha hetuesve se farmacisti i kishte 25 mijë euro borxh dhe për të marrë marrë mbrapsht lekët e tij i kishte kërkuar që ai të tërhiqte paratë. Sipas të moshuarit, pranë zyrave të transfertave të parave ai ka dërguar vëllain e tij, nipin, nusen e nipit, motrën e deri dhe dy shokë më të cilët luante bixhoz.

Ai shpjegon se në total ka tërhequr 61 mijë euro, ku 10 mijë i ka mbajtur ai, si një pjesë të borxhit. por avokati i Pekës, Tefik Sulejmani debatoi ashpër ne seancë dhe tha se nuk ka asnjë provë që e lidh farmacistin me këtë veprimtari kriminale. Prokuroria ndërkohë pretendon se ka paraqitur si prova 62 mandate të lëshuara nga filialet e rrjetit të transfertave monetare, si dhe dy laptopë. hetimet për rastin vijojnë, ndërsa i dyshuari Liridon Peka do të qëndrojë nën masën e arrestit me burg./News24

mashtrim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.