Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Jam super grata dhe nuk jam naiv, nëse ka ndonjë palo ambasadë…”

22:51 / January 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i vendit Ilir Meta, i është përgjigjur aludimeve që qarkullojnë se ai është politikani i radhës i shpallur “non grata”. Përmes një interviste, kreu i shtetit u shpreh se ai është “super grata” dhe ftoi çdo ambasador të huaj që nëse ka ndonjë mesazh për të, t’ia jap në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo përmes politikanëve të tjerë.

“Nëse ka ndonjë palo ambasadë apo palo shtet që ka zgjedhur një palo politikanë për t’i dërguar mesazhe Ilir Metës. Ilir Metën këtu e kanë patur, këtu e kanë dhe këtu do ta kenë, sidomos pasi të mos jem në këtë post.

Kur Ilir Meta ka dalur në lëvizjen e dhjetorit nuk ka patur ambasadë amerikane në Tiranë, unë kam respekt për ambasadën amerikane.

Kush ka një mesazh për Ilir Metën le t’ia thojë direkt Ilir Metës dhe do marrë përgjigjen ashtu siç e meriton. Ilir Meta është këtu, është super grata dhe beson te demokracia, beson te liria dhe beson mbi të gjitha te Shqipëria. Ilir Meta ka një atdhe dhe një axhendë. Ilir Meta nuk është naiv, nëse dikush do territorin tonë por përbuz popullin tonë, sot apo nesër ai do të jetë armiku ynë dhe Ilir Meta i del përballë që sot. Unë jam njeri që respektoj në radhë të parë ligjet e shtetit tim dhe pastaj ligjet e shteteve të tjera dhe le të dalë një shqiptar që thotë më gënjeu Ilir Meta. Të dalë një amerikan që të thotë më ka gënjyer Ilir Meta”, tha kreu i shtetit.

grata naiv palo super
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.