Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Janë djemtë tanë”, flet nëna e Besmir dhe Viktor Haxhiaj: Si e mësova lajmin për vrasjen e fëmijëve

21:56 / January 18, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mamam vellezerve
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëna e dy vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia, të cilët u vranë në një atentat më 27 Prill 2020, rrëfen se si e mësoi lajmin për vrasjen e dy djemve. Mes lotësh ajo tregon të gjitha lëvizjet e vëllezërve pak orë përpara se të ndodhte ngjarja.

Spartak Koka: Përse keni heshtur në 9 muaj dhe përse nuk keni folur megjithëse janë thënë shumë gjëra për të afërmit tuaj?

Motra: Pse kemi heshtur për 9 muaj nuk domethënë se çdo gjë që është thënë për vëllezërit e mi, familja e ka pranuar. Për arsye shëndetësore të familjarëve, të mamit dhe të babit, na ka bërë të heshtim kaq gjatë.

Spartak Koka: Zonja Marta, çfarë ka ndodhur më 27 Prill? Si e morët vesh ngjarjen e rëndë të humbjes së dy djemeve dhe çfarë ndodhi para ngjarjes? Cila ishte dinamika e dy djemve tuaj, lëvizjet e tyre gjatë asaj dite? Ishin të shqetësuar? Kishin një konflikt? Kishin një shqetësim që i parapriu kësaj ngjarje? Apo ishte e papritur për ju?

Nëna: Për ne kjo ngjarje ishte e papritur. Ata dolën si çdo ditë tjetër në punë që në mëngjes të dy. Edhe vazhduan rrugën e tyre gjatë gjithë ditës. Djali i vogël, Viktori, erdhi nga ora 14:00, kurse Miri nuk erdhi për drekë. Nusen e vetë e kishte tek njerëzit e vetë edhe kishte shkuar ta merrte aty ta sillte në shtëpi. Hëngri drekë, mori motrën meqë u hap karantina se kishte dy muaj që nuk vinte, edhe shyqyr që u hap të rrimë të gjithë bashkë. Viktori iku në punë se kishte punë aty te puna. Kurse, erdhi Miri pastaj, solli nusen me fëmijë në shtëpi, i la këtu, edhe ai iku të rregullonte një rimorkio karroatrec. Pastaj merr në telefon Miri, thotë: Mami i thuaj nuses që të vijë pak poshtë, do shkoj me Viktorin edhe të bëjmë atë shit-blerje makine. I them unë, foli vetë nuses. Ata si çdo ditë dolën pa shqetësuar pa asnjë shqetësim, asnjë siklet asnjë gjë.

Spartak Koka: Çfarë ndodhi më pas?

Nëna: Më pas vajza erdhi me fëmijë këtu, ne po rrinim bashkë aty. Kur shoh televizorin unë vrasin dy vëllezër. Unë si instikti i nënës, jo se kishin konflikte me njeri djemtë e mi, por meraku si çdo nënë. I them vajzës, merr telefonin bjeru njëherë. Bjeri Viktorit hiç, bjeri Mirit as ai. I them burrit, merre rrugën e ik për të shkuar poshtë se nuk po hapin telefonin. U nis ai. E marr në telefon, thotë më duket se janë djemtë tanë. Në atë kohë janë mbledh shumë njerëz në shtëpinë tonë, edhe aq ishte ajo.

Spartak Koka: Djemtë tuaj, në informacionin që ju keni, i kishte thirrur dikush për të bërë këtë aktin e noterisë që ju flisni? Pra dikush i kishte thirrur dhe i kishte nxjerrë?

Nëna: Nuk e di se kush donte të blente makinë, por… Viktori që kishte për të bërë, duhej Viktori për të dhënë atë firmën.   /tvklan

Viktor Haxhiaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama ndan pamjet nga pritja në Pallatin Elysee, mirëpritet nga Macron dhe bashkëshortja e tij

22:24 / November 10, 2026

Rruga Tiranë-Durrës, Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te Ura e Dajlanit

21:00 / November 10, 2026

“Protestat në Tiranë si një tenxhere ku zien gjithçka, nga Irani te opozita”, Rama në Forumin e Paqes në Paris: Synojmë mbylljen e negociatave me BE-në në 2027

19:21 / November 10, 2026

“Strasburgu në favor të Fredi Belerit”, GJEDNJ kritikon paraburgimin si joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë 5,450 euro dëmshpërblim

15:50 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.