Kryeministri Edi Rama do të kërkojë nga qytetarët shqiptarë të vlerësojnë punën e ministrave të tij.
Në përfundim të mbledhjes së shtabit elektoral, Rama tha Partia Socialiste është në procesin e një ndërveprimi të ri me anëtarësinë, e cila është duke kryer vlerësimin e deputetëve të qarkut.
“Çfarë mund t’ju them unë ne vazhdojmë punën diskutojmë për gjendjen në të gjitha aspektet në çdo komunitet, jemi në procesin e një ndërveprimi të ri me anëtarësinë që ka filluar të marrë ato kodet dixhitale për vlerësimin për deputetët e qarkut. Pas pak ditësh do të dalë edhe kërkesa për vlerësim për ministrat, që do të jetë edhe përtej anëtarësisë. Pra çdokush që është i interesuar mund të hyjë për të bërë një vlerësim. Dhe ndërkohë përgatisim dhe atë hapin e tretë që është ftesa për të konsideruar shprehje interesi për të përfaqësuar komunitetin në Parlament me skuadër Partinë Socialiste”, u shpreh Rama.
