Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohje për bluzat e bardha të Spitalit Universitar të Traumës, ku këto kohë kanë përballuar me sukses rreth 4000 vizita dhe 500 operacione.
Postimi i Ramës
#BukuriNjerëzore????
Bluzat e bardha të Spitalit Universitar të Traumës ku sot priten të gjitha urgjencat kirurgjikale, vijojnë të bëjnë një punë heroike, duke përballuar me sukses rreth 4000 vizita dhe 500 operacione vetëm në muajin e fundit?
Heronjve të heshtur të urgjencës së këtij spitali i është bashkuar vullnetarisht edhe Valbona, infermiere në Bari të Italisë, të cilën mbyllja e kufijve e gjeti në Tiranë, por nuk nguroi të paraqitej për të dhënë kontributin e saj????
#RESPEKT????
