Apple dhe Google po punojnë së bashku për një teknologji që lajmëron njerëzit nëse së fundmi kanë pasur kontakte me persona që kanë rezultuar të infektuar me koronavirusin.
Ata shpresojnë që të ndihmojnë fillimisht aplikacionet që gjurmojnë kontaktet që të punojnë me efikasitet.
Së fundmi, ata thonë se synojnë të heqin dorë nga nevoja për të shkarkuar aplikacione të dedikuara, për të nxitur kështu prakticitetin. Të dyja kompanitë besojnë se qasjet e tyre, të projektuara për të mbajtur përdoruesit, pjesëmarrja e të cilëve do të jetë vullnetare, anonime, adreson shqetësimin e privatësisë.
Metoda e tyre e gjurmimit të kontaktit mund të funksionojë përmes sinjalit të Bluetooth për të përcaktuar se kush ishte i zoti kohët e fundit në afërsi për aq kohë sa të kishte krijuar një rrezik ngjitës.
Nëse më pas njëri prej tyre rezulton pozitiv për COVID-29 një sinjal dërgohet në pajisjen origjinale të të zotit. Nuk përdoret as GPS dhe as të dhëna personale.
