Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Java e Imunizimit, Manastirliu jep lajmin e mirë: Vaksina HPV do të ofrohet falas për vajzat në moshën e para adoleshencës

12:03 / April 27, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5fa1027439a4a
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë një inspektimi që kreu në qendrën shëndetësore nr.2 në kryeqytet, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri me dije se në kalendarin kombëtar të vaksinimit do të përfshihet edhe vaksina kundër human papilonavirusit, e cila do të ofrohet falas për të gjitha vajzat në moshën e paraadoleshencës.

“Në Javën Botërore të Imunizimit ne kemi një lajm të mirë për të dhënë. Kemi vendosur që në vijim edhe të rekomandimit të Komitetit të Vaksinimit, të përfshijmë në kalendarin tonë kombëtar të vaksinimit dhe një vaksinë të re, vaksinën kundër human papilomavirusit. Një vaksinë e cila tashmë është në të gjithë kalendaret europiane të vaksinimit, e cila realizohet si vaksinë në moshën paraadoleshente te vajzat. Përfshirja e kësaj vaksine, duke filluar nga viti i ardhshëm, nga viti 2023 në kalendarin kombëtar të vaksinimit, do të rrisë mbrojtjen për vajzat sot, gratë nesër, në mënyrë që të shmangim një kancer i cili është shumë i rrezikshëm, kancerin e qafës së mitrës”, u shpreh Manastirliu.

Gjithashtu, Ministrja e Shëndetësisë shtoi se kjo është një prej vaksinave jetë shpëtuese, ka një efektivitet shumë të lartë dhe ul kostot financiare të familjeve.

“Përfshirja e vaksinës HPV tek vajzat do të na japë një garanci rreth 99 % që do të kemi një reduktim të riskut ndaj kancerit të qafës së mitrës. Studimet kanë treguar që edhe efektiviteti vetëm me një dozë e vaksinës kundër human papilomavirusit redukton deri në 89% rrezikshmërinë ndaj kancerit të qafës së mitrës. Sot ka familje që e blejnë këtë vaksinë, nga 2023 ky do të jetë një investim i qeverisë shqiptare, i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për mbrojtjen dhe shëndetin e vajzave dhe grave në Shqipëri”, tha Manastirliu.

Ndërkohë, lidhur me këtë vaksinë foli edhe shefja e Departamentit të Epidemilogjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, e cila e konsideroi atë si një investim në shëndet, duke theksuar se ajo është plotësisht e sigurt.

“Ky është një vendim i jashtëzakonshëm dhe një lajm shumë i bukur për të gjithë nënat dhe vajzat, por edhe për ekseprtët e shëndetësisë pasi kurorëzon një përpjekje prej kaq vitesh në lidhje me përgatitjen për futjen e kësaj vaksine me kapacitetet laboratorike, me infrastrukturën, studimet dhe investimet që aktualisht janë bërë për zinxhirin e ftohtë në kuadër të covid19, të cilët na bëjnë të aftë që edhe këtë vaksinë ta ruajmë në kushtet e duhura. Eshtë vaksinë tepër e rëndësishme, e cila parandalon infektimin nga ky virus. Duke kryer këtë vaksinë vajzat të cilat janë të vaksinuara nuk mund të infektohen me ato viruse që janë shkaktarët kryesorë të kancerit të qafës së mitrës. Eshtë një vaksinë e sigurt për të cilën janë kryer një sërë studimesh dhe vlerësimesh, e aplikuar në të gjitha vendet e BE dhe shumë vende të tjera të globit”, theksoi Bino.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.