Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Je e papërgatitur, të vijë vetë ministrja”, Noka dhe Naço “përplasen” për vajzën e Bashkim Finos

16:56 / October 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
megi fino 1068x584 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nasip Naço, kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare është “përplasur” në mbledhjen e sotme me deputetin demokrat Flamur Noka. Shkak është bërë Megi Fino. Kjo e fundit është vajza e politikanit të ndjerë Bashkim Fino, tashmë zv.ministre e Jashtme.

Deputetët demokratë kanë mbetur të pakënaqur nga përgjigjet që ka dhënë Megi Fino dhe drejtori në ministri, dhe janë shprehur se në mbledhjet e tjera duhet të ishte vetë ministrja sepse stafi është i papërgatitur. Informacionet lidheshin me projekte të programit IPA.

Pjesë nga debati:

Flamur Noka: Duhet të vijë titullari, përfaqësuesit që janë nuk mund të japin asnjë sqarim, janë të papërgatitur. Ndaj në mbledhje duhet të vijë vetë titullari i institucionit. Nuk mund t’i biem si e ëma e Zeqos në maj të Thanës, dhe kemi gjithë këtë kohë këtu dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

Ka qenë si rregull dhe duhet ta kthejmë si rregull, titullari i institucionit duhet të vijë i përgatitur dhe me staf. Pyetja ime është se a do të vijë dikush këtu, dikush që mund të raportojë dhe të informojë saktësisht. Jo të vijmë të tallemi këtu, se s’kemi kohë për të humbur.

Nasip Naço: Për të parën keni të drejtë. Ministrja nuk mundi të vinte dot personalisht për shkak të angazhimeve. Ju lutem për të dytën, atë që janë të papërgatitur stafi, tërhiqeni mbrapsht.

Flamur Noka: Janë të papërgatitur nuk dinë të interpretojnë çfarë është e shkruar aty.

Ishte pyetja e deputetit Enkelejd Alibeaj, asaj të cilës zv. ministrja e Jashtme Megi Fino dhe specialisti i ministrisë, nuk mundën dot t’i jepnin një përgjigje të prerë.

Enkelejd Alibeaj (Pyetja): Kam një pyetje që unë besoj se ishte e qartë. Pyetja e parë që bëra është ka dy shifra 1 milionë e 800 mijë euro apo 1.53 milionë euro, cila është e sakta. Nëse është 1.8 atëherë as një nga vendet nuk jep para nga xhepi, nëse është 1.5 atëherë dikush duhet të nxjerrë para nga xhepi?

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 8 tetor miratohet harta e re territoriale/ Votat në favor të mazhorancës, PD kundër

17:48 / September 19, 2026

“Tirana s’mund t’ua japë dot lirinë, por mund t’i nderojë”- Veliaj i propozon Këshillit Bashkiak titullin ‘Qytetar Nderi’ për liderët e UÇK

17:33 / September 19, 2026

Rama: Një treg më transparent për konsumatorin/ Ibrahimaj: Në 1 tetor pritet të nisë publikimi i çmimeve

15:18 / September 18, 2026

“Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet”/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi

15:13 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.