Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Je me komplekse, e paedukatë, kërko falje tani”/ Peza e Lala debat për atentatin ndaj prokurorit

00:06 / November 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klodiana lala 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala, dhe ish-deputeti Alfred peza kanë debatuar ashpër në “News 24”, teksa kanë qenë duke folur për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj në Durrës.

Peza e ka quajtur Lalën të paedukatë, ndërsa Lala i ka kërkuar atij që të kërkojë menjëherë falje, ndërsa Peza ka vazhduar më tej duke i thënë se ajo ka shumë komplekse.

Klodiana Lala: Unë nuk mund të akuzoj kot. Është njësoj sikur unë të ngrihem tani dhe të them zoti Peza ju jeni kriminel.  Nuk mund ta bëj pa fakte. Po si ka mundësi që kryeministri i shqiptarëve nuk shkoi në Prokurori, Peza.

Alfred Peza: Klodi të lutem. Prokurori është shëmbëlltyrë e bashkëpunimit të drejtësisë me krimin e organizuar, po ta citoj.

Klodiana Lala: Unë e kuptoj se ju e mbroni për shkak të bindjeve tuaja politike. Unë e kuptoj pozicionin tuaj, por nuk është e ndershme që tu thuhet kështu shqiptarëve. Unë s’kam asnjë lloj pozicioni, unë jam gazetare zotëri.

Alfred Peza: Po të lutem tani se është kulmi i mungesës së edukatës pra, ç’është kjo tani.

Klodiana Lala: Këtë tërhiqe, duhet të kërkosh tani falje. Këtë mungesën e edukatës tërhiqe tani. Të lutem tërhiqe tani. Fred kërko falje.

Alfred Peza: Po ke ardhur për spektakël e për të plotësuar komplekset e tua, vijo. Kërko falje për të gjitha sjelljet tuaja ndaj meje që të kërkoj unë falje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria nis aplikimin e injeksioneve në sy kundër verbërisë te bebet

18:20 / August 6, 2026

Shkodër, 49-vjeçarja humb jetën në spital, dyshohet se konsumoi sasi të madhe medikamentesh

17:40 / August 6, 2026

Rregullorja e GJKKO-së që censuron mediat, në “lupën” e OSBE-së: Po vlerësojmë pasojat që mund të sjellë!

16:04 / August 6, 2026

Reforma Territoriale/ Udhëzimi i PD për degët: Strukturat në degë të mblidhen urgjentisht brenda javës, për të kundërshtuar draftin e PS

14:53 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.