Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Jemi në sytë e publikut, bëhuni seriozë”, deputetët nuk pyesin për rregulla, Ruçi ua thotë troç: Këto nuk duhen toleruar! (VIDEO-LIVE)

10:43 / November 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5f9fd227b00f1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Si pasojë e situatës së koronavirusit mbledhjet e komisioneve në Kuvend po zhvillohen online.

Kjo bëri që jo vetëm gjatë muajve të karantinës, por edhe tani, disa prej deputetëve të mos respektojnë atë që përfaqësojnë duke diskutuar dhe votuar për ligje nga makina apo pushimet.

Në lidhje me këtë reagoi pak ditë më parë edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili i kërkoi deputetëve që të tregohen të kujdesshëm në këtë drejtim duke mos marrë pjesë në mbledhje për nga makina.

Mirëpo, Fadil Nasufi nuk e ka marrë në konsideratë këtë këshillë duke marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Edukimit ndërkohë që ishte në makinë.

Ruçi tha se këto sjellje nuk duhen toleruar në asnjë mënyrë nga komisioni, por duket se Ramazan Gjuzi, si drejtues i mbledhjes nuk e ka parë të arsyeshme t’i kërkojë Nasufit të gjejë një vend tjetër, nga i cili të mund të marrë pjesë në mbledhje.

“Para se të bëj komentin e propozimeve, me lejoni të tërheq vëmendjen e të gjithë kryetarëve të Komisioneve për mbledhjet. Sigurisht që kemi vendosur të vazhdojnë të zhvillohen “online”, në raste të veçanta kemi në dispozicion tri ambiente, si: salla e madhe, salla e grupeve dhe kjo salla ku jam unë, kur Komisionet ta shikojnë të arsyeshme për t’i zhvilluar mbledhjet me praninë fizike, sigurisht duke zbatuar të gjitha masat e protokollit, por për të gjitha mbledhjet e komisioneve që zhvillohen online do të kërkoja etikën dhe rigorozitetin e të gjithë pjesëmarrësve.

Jeni në sytë e publikut, siç jeni ju dhe unë “online”, janë “online” edhe ato për publikun dhe nuk është serioze që, ndërkohë që zhvillohet mbledhja e Komisionit, deputeti, meqë ia lejon elektronika, të flasë nga makina.

Këto nuk duhen toleruar nga asnjë kryetar Komisioni. Lidhur me problematikën që trajtoi zoti Murrizi, që besoj se pothuajse iu përgjigjen kryetarët e Komisioneve, pra nismat për Kodin Penal apo të Kodin e Procedurës Penale, qoftë sugjerimi që bëri zoti Murrizi dhe që i dha përgjigje kryetari i Komisionit të Ligjeve, besoj se do të vijnë në një paketë, do të shpejtohet puna, që të mos jenë të shkëputura si nisma, por të bashkohen të gjitha. “, u shpreh Ruçi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon shifrat e hyrje-daljeve nga Aeroporti i Rinasit: Rreth 1.7 milionë pasagjerë gjatë muajit gusht, data 17 ishte rekord

16:40 / August 28, 2026

Vendimi për Thaçin më 16 shtator, Vuçiç: Do të dënohet për krime të vogla, për pjesën tjetër do të shfajësohet

15:56 / August 28, 2026

Tragjike në Shkodër/ Po mblidhte dru, goditet aksidentalisht për vdekje nga një pemë 56 vjeçari

13:43 / August 28, 2026

Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika, minimumi që presin dhe meritojnë qytetarët

12:16 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.