Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Jeni helmuar? Ja çfarë duhet të Beni nëse nuk kemi mundësi të shkoni tek doktori!

18:15 / August 3, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Helmuar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Helmimi nga ushqimi shkaktohet kryesisht nga mënyra jo higjenike e përpunimit dhe përgatitjes së një ushqimi të caktuar.

Mungesa e higjenës shkakton shumimin e disa llojeve të rrezikshme të baktereve.

 Simptomat e helmimit nga ushqimi janë të ngjashme me atë të gripit siç mund të jenë dhimbjet e barkut dhe temperaturë.

Bakteret që shkaktojnë helmim gjenden kryesisht tek produktet e mishit, detit dhe të bulmetit.

Megjithatë, nuk përjashtohen rastet kur helmimi ndodh edhe pas konsumit të barishteve, frutave dhe disa ushqimeve të paketuara.

Sipas të dhënave të AgroËeb.org, kur njeriu preket nga bakteret në fjalë, trupi humbet më shumë ujë se zakonisht.

Diarea, të vjellat dhe shtrëngimet e stomakut janë simptomat më të zakonshme të helmimit.

Këto simptoma shfaqen 30 minuta deri në 6 orë pas tretjes së ushqimit.

Ato mund të zgjasin deri në një ditë.

Një nga trajtimet popullore që këshillohej brez pas brezi është  që nëse helmimi shfaqet me të vjella atëherë është e domosdoshme shpëlarja e stomakut me ujë të vakët.

Kjo mund të jetë shumë e mundimshme sepse të vjellat janë të vazhdueshme.

Por ekspertët rekomandojnë edhe kura të tjera natyrale kundër helmimit.

Lexoni këshillat e AgroËeb.org.

Xhenxhefili

Xhenxhefili përmirëson thithjen e ushqyesve dhe përshpejton tretjen.

Ai përbën një kurë të shpejtë kundër të vjellave dhe të përzierave.

Zieni një lugë çaji me 1-2 cm xhenxhefil të grirë në një filxhan me ujë dhe pijeni.

Do të ndiheni më mirë menjëherë.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës ndihmon në zbehjen e shumë prej simptomave të helmimit nga ushqimi.

Ajo qetëson shtresat e brendshme të stomakut dhe shkatërron bakteret.

Përzieni dy lugë gjelle me uthull molle në një gotë me ujë 250 ml dhe pijeni përpara ushqimit.

Limoni

Acidet e limonit eliminojnë bakteret që shkaktojnë helmim.

Ekspertët rekomandojnë pirjen e një lugë çaji me lëng limoni me pak sheqer tre herë në ditë.

Ju mund të pini edhe ujë të vakët me lëng limoni herë pas here gjatë ditës.

Gjethet e borzilokut

Lëngu i gjetheve të borzilokut ka aftësi të jashtëzakonshme kundër baktereve.

Zjeni një lugë gjelle me gjethe borziloku të thata ose të freskëta në një gotë ujë.

Lëngun mund ta përzieni me një lugë gjelle me mjaltë dhe ta pini disa herë në ditë.

Gjethet e freskëta mund t’i përzieni me pak piper të zi dhe tre lugë gjelle me kos.

Këtë kurë mund ta konsumoni 3-4 herë në ditë deri sa simptomat të zhduken.

Hudhra

Hudhra është efikase kundër dhimbjeve të barkut dhe diaresë.

Konsumoni një thelb hudhër në ditë që të eliminoni simptomat.

Mjalti

Ekspertët rekomandojnë një lugë çaji me mjaltë tre herë në ditë.

Kjo sasi besohet të shërojë stomakun sepse mban nën kontroll prodhimin e acidit të tepërt në stomak.

Kosi

Kosi ka veti të jashtëzakonshme në eliminimin e baktereve që shkaktojnë helmim.

Efekti qetësues do të jetë i menjëhershëm./AgroËeb.org

doktori helmuar tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.