Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar edhe për sulmet e opozitës për ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në spitalet COVID, ku 4 persona janë hedhur nga dritaret, 3 prej të cilëve kanë humbur jetën, ndërsa i katërti që u vetëhodh ditën e sotme ia doli të mbijetonte.
Sipas Ramës, që nga marsi në Itali janë vetëvrarë 71 persona të infektuar me COVID, por opozita nuk është marrë asnjëherë me këto tragjedi.
Ai e quan opozitën shqiptare një “çetë e çakërdisur personazhesh qesharakë me kostume serioze”.
“Në Itali nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71 persona me Covid dhe s’ka bërë vaki të merret opozita me këto tragjedi,po ju s’jeni opozitë, ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze!Do kaloni dhe ju bashkë me Covidin,me dhimbje po do kaloni me dimrin”, shkruan Rama.
