Ylli i Hollivudit, Jennifer Aniston ka një trup perfekt. Pavarësisht se tashmë është 50-vjeçe, ajo duket si 30 dhe për këtë e kanë zili të gjitha gratë.

Mos vallë Jennifer stërvitet shumë, apo ndjek një dietë strikte? Në fakt, Jennifer tregon se ajo ndjek një “jo dietë”.

 Çfarë është “jo dieta”?

Ky regjim ushqimor ka të bëjë me kohën kur ti ha dhe jo çfarë apo sa ha.

Në një intervistë për revistën britanike, “Radio Times“ Jennifer tha se ha gjatë 8 orëve të ditës, dhe pastaj për 16 orë të tjera, nuk fut gjë në gojë.

“Ndjek regjimin intermittent-fasting. Kam vënë re një ndryshim të madh që kur nisa të mos ha për 16 orë.“, u shpreh aktorja.

Aktorja e ha mëngjesin në orën 10, pastaj ha deri në orën 18, dhe nuk ha më asgjë në orët në vijim, deri sa të plotësohet 16-orarëshi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here